Haradinaj flet nga Vlora për korrigjimin e kufijve: E PAPRANUESHME, ja pika e vetme që jam DAKORD me Thaçin (Si u pëgjigj për Berishën)

Publikuar tek: politike, më 11:58 08-08-2018 Haradinaj flet nga Vlora për korrigjimin e kufijve: E PAPRANUESHME, ja pika e vetme që jam DAKORD me Thaçin (Si u pëgjigj për Berishën)

“Sot ndihem më shqiptar”, kështu u shpreh kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj teksa ndodhet sot në Vlorë. Ndërsa vlerësoi Vlorën, Haradinaj u pyet edhe për çështjen më të diskutuar të ditëve të fundit atë të korrigjimit të kufijve, ide kjo e propozuar nga Presidenti Thaçi.

 

Ndonëse nuk dha prononcim të detajuar Haradinaj u shprehj se është kundër kësaj ideje.  

“Hapja e temës së kufijve është e papranueshme. Ajo që jam pro është që me 1 janar të heqim doganën mes Shqipërisë dhe Kosovës”, tha ndër të tjera Haradinaj.

Ndërsa i pyetur më tej për përplasjen mes ish kryeministrit Berisha dhe presidentit Thaçi, Haradinaj nuk dha asnjë përgjigje, ndërsa duke qeshur tha se sot përshëndet të gjithë politikanët shqiptarë.

Më shumë nga fjala e Haradinaj:

“Sot jam vlonjat dhe ndihem më shumë se çdo herë shqiptar. Do të jemi shumë herë më afër. Për mua nuk ka ditë të vitit që nuk doja të vija në Vlorë. Vlora është zemra jonë.  U bëj thirrje qytetarëve të vijnë.

(Gazetarët e pyesin për çështjen e kufijve)

Sot ndoshta duhet të jem më i kujdesshmëm me prononcimin tim. (qesh) Për fat të keq luftërat e të Ballkanit kanë qenë të rrezikshme. Hapja e temës së kufijve është e papranueshme. Ajo që jam pro është që me 1 janar të heqim doganën mes Shqipërisëv dhe Kosovës. Me qëllim po e devijoj pyetjen tuaj. Ajo është një retorikë. Ju e dini kufijtë nuk devijohen me fjalë. Nuk duhet të prekim kufijtë.

(Pyetet për përplasjen Thaçi-Berisha)

A më lejoni me i përshëndet të gjithë. I përshëndes të gjithë sot. Edhe kryeministrin Rama edhe opozitën. Ju lutem është atdheu ynë të jemi sa më afër njëri-tjetrit.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ramush Haradinaj vjen sot në Shqipëri, ja kë qytet do vizitojë
Tabaku: Shqipëria ndër 15 vendet me borxhin më të lartë publik, është rritur në 83% »
Article Logic
Execution time: 0.018819808959961
array(1) { ["section"]=> string(138) "haradinaj-flet-nga-vlora-per-korrigjimin-e-kufijve-e-papranueshme-ja-pika-e-vetme-qe-jam-dakord-me-thacin-si-u-pegjigj-per-berishen-130504" }