Haradinaj: Kush kërkon ndryshim të kufijve është armik i Kosovës

Publikuar tek: rajon, më 21:13 11-02-2019 Haradinaj: Kush kërkon ndryshim të kufijve është armik i Kosovës Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë deklarata të ashpra kundër ndryshimit të kufijve. Ai i ka cilësuar si armiq të Kosovës, të gjithë ata që flasin për ndryshimin e kufijve të vendit.

Këto deklarata Haradinaj i dha gjatë një vizite në disa familje dëshmorësh të UÇK-së në Komunën e Deçanit. Kryeministri kosovar tha se hapja e temës së kufijve i shkon për shtat presidentit rus, Vladimir Putin.

Cilido prej nesh, qytetar, mësues, polic, ushtar, deputet apo president, me Kushtetutë janë të obliguar me mbrojt kufijtë e Kosovës së 17 shkurtit. Kushdo tjetër që e cënon 17 Shkurtin është armik i kombit tonë. Nëse dikush nga ne e hap temën e kufijve tonë, është armik i Kosovës dhe i kombit të vet’, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Kreu i qeverisë kosovare, shtoi më tej se ata që flasin për ndryshimin e kufijve, përfshihen në agjendat ruse. Haradinaj theksoi se i ka rrugët e ndara me ata që dëshirojnë t’i ndërrojnë kufijtë e Kosovës së 17 Shkurtit të 2008-tës.

Edhe nëse është i jashtëm, kush është ai mik që ka të drejtë të flasë për tokën e vendit tim. Nuk është mik ai që e hap kufirin. Tema e hapjes së kufijve i përshtatet vetëm Vladimir Putinit. Kushdo i joni që bie në këtë agjendë, është i rusëve. Me ata që e prekin këtë Kosovë ku po jetojmë, i kam rrugët e ndara’, shtoi Haradinaj.

Duke folur për taksën ndaj produkteve të Serbisë, Haradinaj deklaroi se ky vendim do të ndikojë që Serbia të reflektojë dhe të nxitojë për arritjen e një  marrëveshjeje finale midis dy vendeve. Sipas tij, Serbia ka miliona euro humbje pas vendosjes së taksës.

A e dini që taksa ka me i detyruar serbët me ardh te marrëveshja. Deri tani koha ka folur për Serbinë, ndërkohë që na ka dobësuar neve gradualisht. Por tani Kosova ka ndryshuar. Sot e ka Ushtrinë, Ligjin e Trepçës dhe ka vendosur takes ndaj Serbisë. Serbëve tani i duhet të nxitojnë që të hyjnë në dialog, nuk është më si atëher kur vetëm Kosova humbte’, tha Haradinaj.

Kryeministri kosovar foli edhe për deklaratat nga Amerika që po bëjnë thirrje për tërheqjen e këtij vendimi. Ai tha se SHBA-ja ka të drejtë t’i ‘tërheqë vëmendjen’ Kosovës, por nga ana tjetër sipas tij, ‘fqinji verior na e ka palsur barkun’, duke aluduar për shtetin serb i cili në çdo moment punon kundër interesave të Kosovës.

Amerika ka me na bërtit, dhe e bën me të drejtë. Por nga ana tjetër kta fqinjët na e kanë plasur barkun. As nuk kanë kërku falje për krimet që kanë bo dhe duan të vendosin kushte për dialogun. Taksa është me rëndësi për neve si Kosovë, si shqiptarë. Taksa nuk hiqet deri në njohje’, përfundoi Haradinaj.

Jo më larg se sot, liderët politik kosovarë zhvilluan një takim ku u spekulua se ndër të tjera si pikë diskutimi është  folur edhe për taksën 100% ndaj mallrave serbe.

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013453006744385
array(1) { ["section"]=> string(70) "haradinaj-kush-kerkon-ndryshim-te-kufijve-eshte-armik-i-kosoves-152422" }