Haradinaj: Një regjiment i ushtrisë së Kosovës do të vendoset në veri të vendit

Publikuar tek: rajon, më 11:03 08-11-2018 Haradinaj: Një regjiment i ushtrisë së Kosovës do të vendoset në veri të vendit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se ushtria kosovare do të formohet brenda këtij muaji. Ushtria e Kosovës do të përbëhet nga tre regjimente, një prej të cilave do të qëndrojë në veri të vendit.

 


“Ushtria e Kosovës do të duket si ushtri. Ajo do të jetë e tillë si çdo ushtri e botës. Ushtria jonë do t'i këtë tri regjimente; do të thotë janë tri regjimente tokësore, domethënë ushtri këmbësore. Njëra do të vendoset në Gjilan, njëra në pjesën jugore dhe njëra do të vendoset kah veriu. I veriut është i treti në radhë. Ushtria jonë do të ketë komandën e gardës. Disa do të jenë aktiv e disa rezervë”, ka thënë Kryeministri Haradinaj për klan kosovën.

Ai ka thënë ushtria e Kosovës nuk do të ketë asnjë mungesë.

“Ne nuk do të kemi nëndetëse apo diçka të tillë, sepse s’kemi det. Mirëpo, gjerat e tjera që i përkasin një ushtrie do t’i ketë”, u shpreh Haradinaj. /newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presidentët Thaçi dhe Vuçiç takohen sot për dialogun Kosovë-Serbi
Takohet sot me Thaçin, Vuçiç: Nuk më pëlqen të bisedoj, por... »
Article Logic
Execution time: 0.0042181015014648
array(1) { ["section"]=> string(85) "haradinaj-nje-regjiment-i-ushtrise-se-kosoves-do-te-vendoset-ne-veri-te-vendit-140716" }