Harasani akuzë të fortë qeverisë: Ambasador një kontrabandist. Për kë e ka fjalën?

Publikuar tek: politike, më 10:09 29-01-2016 Harasani akuzë të fortë qeverisë: Ambasador një kontrabandist. Për kë e ka fjalën?

Ish deputeti socialist Andis Harasani lëshon kritika të tjera në adresë të qeverisë. Këtë herë Harasani akuzon Ministrinë e jashtme se ka propozuar si Ambasador “Një hajdut e një kontrabandist”.

“Mjerë Shqipëria e mjerë diplomacia”. “Me çu ambasador një hajdut e një kontrabandist!” shkruan Harasi nga profili në Facebook.

Po kujt i referohet ish socialisti?

Kandidatura në Ministrinë e Jashtme rezulton të jetë emri i Gent Gazhelit, si amabasador në Turqi. Më herët ai ka punuar në dogana e më pas si drejtor i Përgjithshëm i Parandalimit të Pastrimit të Parave pranë Ministrisë së Financave, nga ku u largua dy javë më parë.

Ish kryeministri Sali Berisha disa ditë dha lajmin për postin e ri diplomatik të Gazhelit ndërsa e cilëson lëvizjen e tij si “pastrim figure”.

gent.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ben Blushi shpall kandidatutën përballë Ramës për PS: Kam të dhëna se po trukohet kongresi
Erion Braçe kundërshton Ben Blushin: Ka hall personal. Mua më intereson PS, jo kryetari apo kandidat-kryetari »
Article Logic
Execution time: 0.017337083816528
array(1) { ["section"]=> string(85) "harasani-akuze-te-forte-qeverise-ambasador-nje-kontrabandist-per-ke-e-ka-fjalen-31242" }