“Harbohet" balerina e madhe Carla Fracci në festën e shkollës së Kledi Kadiut... (VIDEO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:02 03-10-2016

Vazhdon balerini shqiptar Kledi Kadiu të korrë sukses në spektaklin “Amici” dhe si maestro në shkollat e baletit në mbarë Italinë.

Pak kohë më parë, në përurimin e shkollës së re të Kledit në një nga zonat më të bukura të Italisë, Lago di Garda, ai kishte të ftuar nderi balerinën më të madhe klasike që ka njohur skena e baletit klasik në dekadat e fundit, Carla Fracci. Pas ceremonisë ajo nuk është përmbajtur të kërcejë si një vajze e re muzikën dance që u luajt në festën e organizuar.

Në video ajo shihet duke u zbavitur dhe duke kërcyer plot energji me të ftuarit dhe me të zotin e shtëpisë Kledi Kadiun, shkruan blogeri Olti Curri që publikon edhe videon e mësipërme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068759918212891
array(1) { ["section"]=> string(87) "harbohet-balerina-e-madhe-carla-fracci-ne-festen-e-shkolles-se-kledi-kadiut-video-54912" }