Harku ‘Germanicus’ një kujtesë e bukur dhe e hidhur njëkohësisht

Publikuar tek: kulture-art, më 15:42 12-05-2018 Harku ‘Germanicus’ një kujtesë e bukur dhe e hidhur njëkohësisht

Disa ditë më parë, hipur mbi një anije kaloja mbi lumin Charente drejt jug-perendimit të Francës, drejt Atlantikut, apo mbi Carantonus siç quhej Charente dikur dhe ja ku mu shfaq në brigjet e qytetit Sainte ai hark i mahnitshëm trimfi që dikur ishte hyrja triumfale e romakëve që vinin nga Via Agrippa që nga Lugdunum (Lyon) për në këtë qytet që quhej Mediolanum.

Një hark i mahnitshëm i ngritur në vitet 18-19 të erës sonë nga Caius Rufus, një fisnik i qytetit për nder të preandorit Tiber të Romës si dhe birit të tij Dursus dhe nipit Germanicus. Një hark afro 15 metra i lartë, 16 metra i gjatë dhe 4 metra i trashë, me blloqe guri gjigandë që krijojnë këtu harmoninë perfekte siç e kemi parë në gjithë antikitetin.

Shikoja i mahnitur këtë hark gjigand dhe mendja menjëherë më shkoi në vendin tim, në brigjet e Adriatikut, në Ilirinë e Teutës dhe Gentit, në kohën kur ngriheshin kultet e botës romane, dhe duke kërkuar në imagjinatë tempujt që duhej të ishin, mëndja më shkoi tek Leon Rey në kërkim të Apolonisë dhe tek ajo shtyllë e vetme që kishte mbetur në fshatin Shtyllas dhe që ishte pjesë e një monumenti madhështor, siç ishin në Romë dhe në Athinën antike apo në Delf.

Por tempujt në Shqipëri nuk mundën ti rezistojnë forcë barbare të pashallarëve turq që me karro tërhiqnin gurët dhe kapitelet e tempujve për ti bërë gëlqere në furrat e Beratit, Elbasanit, Peqinit, etj, apo për ti vendosur në themelet e konakëve të tyre bashkë me statujat. Në Francë, epoka romake kishte lënë plot tempuj, amfiteatro, akuadukë dhe harqe triumfi që sot i gjen në Orange, Montpellier, në Nimes e gjetkë, ku arti antik shkëlqen me dritën e madhështisë… « Harku Germanicus », për një shqiptar, duket si një kujtesë e bukur dhe e hidhur njëkohësisht…

Luan Rama

 

 

 

32266421_10155161183317136_4213866450751848448_n.jpg32266375_10155161181247136_5171769214322606080_n.jpg32293627_10155161181632136_8237523432917434368_n.jpg32313561_10155161182167136_2042043914575151104_n.jpg32469101_10155161182657136_3929689149338025984_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja si të votoni sonte Eugent Bushpepën pa harxhuar fare PARA
Mbesa e Dritëro Agollit: A takohemi për një libër? »
Article Logic
Execution time: 0.0241379737854
array(1) { ["section"]=> string(69) "harku-germanicus-nje-kujtese-e-bukur-dhe-e-hidhur-njekohesisht-120505" }