Harrohet për disa orë në makinë nga prindërit, vdes vajza 17-muajshe

Publikuar tek: bota, më 18:48 01-06-2015 Harrohet për disa orë në makinë nga prindërit, vdes vajza 17-muajshe

Një vajzë e vogël 17 muajshe vdiq për shkak të të nxehtit, pasi u harrua në makinë nga prindërit e saj. Ngjarja ndodhi dje në Vicenza dhe është e fundit në një seri të rasteve të ngjashme të regjistruara në Itali dhe më gjerë.

Prindërit dhe dy djemtë së bashku me vajzen 17-muajshe kishin dalë për pazar dhe me të ardhur në shtëpi parkuan makinën . Në oborr ata takuan fqinjët dhe u ndalën për të biseduar Ky ishte pikërisht edhe momenti i hutimit që solli tragjedinë. Prindërit dolën nga makina së bashku me dy djemtë por harruan vajzën e vogël e cila qëndronte në sediljen e pasme. Vetëm disa orë më pas prindërit kuptuan që vajzën nuk e kishin në shtëpi. Në këtë pikë vrapuan drejt parkingut dhe telefonuan ambulancën por ishte tepër vonë. Vajza kishte ndërruar jetë dhe autopsia nxorri që kjo kishte ardhur si pasojë e të nxehtit.

 Babai dhe nëna e fëmijës janë me origjinë nga Bregu i Fildishtë dhe tani janë nën hetim për vrasje. Rastin po e hulumton një skuadër e specializuar në Vicenza.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.054020166397095
array(1) { ["section"]=> string(73) "harrohet-per-disa-ore-ne-makine-nga-prinderit-vdes-vajza-17-muajshe-12414" }