Ishte viti 1997 kur një burrë në Frankfurt të Gjermanisë, raportoi makinën e tij në polici pasi dyshonte se ia kishin vjedhur.
20 vite më pas autoritetet arritën të gjurmonin dhe lokalizonin makinën në fjalë, por zbuluan se pronarit nuk ia kishin vjedhur, kishte harrruar se ku e kishte parkuar.
Fatkeqësisht makina nuk ishte më në gjendje pune dhe do dërgohej në një fabrikë skrapi. Por sipas gazetës gjermane Augsberger Allgemein, përpara shkatërrimit, policia kontaktoi pronarin, sot 76 vjeç dhe i ofroi mundësinë për t’u bashkuar për herë të fundit me makinën e tij.