Harta ku ndodhet edhe Shqipëria, shkakton përplasje në Britani

Publikuar tek: bota, më 23:29 06-06-2016 Harta ku ndodhet edhe Shqipëria, shkakton përplasje në Britani

Debati nëse Britania e Madhe do të qëndrojë apo të largohet nga Bashkimi Europian është në kulmin e tij. Të dyja palët kanë shtuar akuzat, argumentat, por edhe manipulimet që i serviren publikut britanik.

Një hartë e publikuar së fundmi ka acaruar ata që janë në favor të qëndrimit të Britanisë në bllokun 28 anëtarësh.

Në hartën e publikuar nga “Vote Leave”, janë shënuar me numra 5 shtetet që do i bashkohen në të ardhmen Bashkimit Europian dhe popullësia përkatëse e tyre. Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia janë shënuar me numra në hartë, por ajo që ka shkaktuar debat nuk është kjo.

Shumë analistë e kanë konsideruar si manipulim të pastër faktin se në hartë janë shkruajtur emrat e vetëm tre shteteve Mbrëtërisë së Bashkuar, Sirisë dhe Irakut, dhe nuk janë përdorur numra si në rastin e mësipërm. Sipas kritikëve, kjo mënyrë e shënimit në hartë jep drejtpërdrejt mesazhin e vërtetë që fshihet pas saj: Bashkimi Europian do të ketë shumë shpejt në kufi shtete si Siria dhe Iraku.

Në këtë mënyrë argumentojë ata, po kërkohet që të frikësohet popullësia se hyrja e refugjatëve apo akoma më keq e terroristëve në Europë do të bëhet shumë e lehtë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032286167144775
array(1) { ["section"]=> string(67) "harta-ku-ndodhet-edhe-shqiperia-shkakton-perplasje-ne-britani-42666" }