“Hasanizimi i Shqipërisë”, Meta: Kritikat e Blushit janë një absurditet skandaloz

Publikuar tek: politike, më 21:01 05-05-2015 “Hasanizimi i Shqipërisë”, Meta: Kritikat e Blushit janë një absurditet skandaloz

Kreu i Kuvendit Ilir Meta i ka konsideruar skandaloze dhe absurde kritikat e deputetit socialist Ben Blushi për kandidatin e LSI-së, përzgjedhur nga mazhoranca për Bashkinë e Kukësit. Gjatë një interviste në emisionin “Studio e Hapur” në News24, Meta ka krahasuar kritikat e Blushit me ato të kreut të PD-së Lulzim Basha, ndaj kyetarit të Bashkisë, Hasan Halilaj.

Kreu i LSI-së ka theksuar se Halilaj është larguar nga PD, në një kohë kur kjo forcë politike ishte në qeveri, çka tregon se nuk kishte të bënte me prishje të interesave personale.

“Kemi të bëjmë me një absurditet skandaloz. Njësoj siç ka bërë Basha për të denigruar figurën e tij. Por e vërteta si për zotin Blushi e Basha është që zoti Halili është njeri me dinjitet. E quaj të pamoralshme, qe një veprim që bën veprim të moralshëm, se dy muaj para se të bëheshin zgjedhjet, kur u inaugurua ujësjellësi i Kukësit, ai nuk pranoi të merrte pjesë në një ceremoni mashtrimi. Ky ujësjellës do inaugurohej nga PD, ndaj ai u nda nga kjo parti”, ka deklaruar Meta.

I pyetur sërish për kritikat e Blushit, kësaj here ndaj qeverisë, Meta tha se: “Jo çdo gjë që thotë Blushi është e saktë, por jo çdo shqetësim që shpreh Blushi duhet nënvleresuar.”

Lexo edhe:

Ben Blushi: Rilindja ka hasanizuar Shqipërinë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Regjistrimi i fshehtë i Ramës”/ Berisha: Drejtorët do mbushin kutitë. PS: Janë drejtues të fushatës
Meta prezanton kandidatin e majtë në Berat. Ankohet PD: Nxorri gjimnazistët në diell »
Article Logic
Execution time: 0.020199060440063
array(1) { ["section"]=> string(83) "hasanizimi-i-shqiperise-meta-kritikat-e-blushit-jane-nje-absurditet-skandaloz-10448" }