Hashim Thaçi pret ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias

Publikuar tek: rajon, më 21:02 12-04-2018 Hashim Thaçi pret ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se e çmon pozicionin pozitiv dhe parimor të Greqisë për perspektivën evropiane të Kosovës.

“Jemi mirënjohës për përkrahjen e Greqisë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe kërkojmë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe për anëtarësimin tonë në INTERPOL, UNESCO, NATO, Bashkim Evropian dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë presidenti, duke shtuar se “është shumë me rëndësi që Greqia ta ruaj qëndrimin konstruktiv”.

Në anën tjetër, kryediplomati grek ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes shteteve në Ballkanin Perëndimor, por edhe në vetë Bashkimin Evropian, është shumë i rëndësishëm për të gjitha shtetet.

“Greqia e mbështet planin e integrimit evropian në të gjitha nivelet”, ka thënë Kotzias, thuhet në një komunikatë për media nga zyra e Presidentit.

Presidenti Thaçi dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikolaos Kotzias, kanë diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Del video: Si u rrëzua avioni grek në detin Egje
»
Article Logic
Execution time: 0.035378932952881
array(1) { ["section"]=> string(63) "hashim-thaci-pret-ministrin-e-jashtem-grek-nikos-kotzias-116685" }