Hasna, cila është bjondja kamikaze e Parisit dhe dialogu i saj me policinë në video

Publikuar tek: bota, më 18:45 18-11-2015

Për të arritur në rrugën Corbillon 8, shërbimet secrete franceze ndoqën një vajzë, të renë Hasna. Ajo është bjondja kamikaze e Saint Denis. Hasna Autboulahcen mendohet me origjinë marokene, kushërirë nga ana e nënës me Abdelhamid Abaaoud, që mendohet se është truri i atentateve në Paris, dhe që sipas burimeve në prokurori, raportojnë mediat franceze, ishte një ndër objektivët e Blitz të mëngjesit të sotëm.

Emri i Hasna është cituar nga gazeta Jeaune Afrique dhe u rimor nga mediat franceze, ndërkohë që prokuroria nuk jep ende emrat e dy terroristëve të vrarë në operacionin e forcave special apo të të 7 të ndaluarve, për të cilët nuk ka informacion.

“Ku është bashkëpunëtori yt?” Një dëshmtare e blitz të mëngjesit të sotëm cituar nga Le Parisien, thotë se ka dëgjuar “policët që flisnin me nje grua bjonde me flokë të gjatë. Mendoj se bëhet fjalë për kamikaze. I kërkuan të mos ulte duart, thotë dëshmitarja dhe ti ngrinte lart, pas të cilës, pati edhe një shpërthim të fuqishëm. Mendoj se ndodhi kur aktivizioi bombën. Ishte me vërte një shpërthim shumë i fuqishëm. Shumë xhama në rrugë u thyen. Në atë moment u fillua të qëllohej pa asnjë ndalim”. Me këtë skenë lidhet edhe një video e shpërndarë nga Tfi dhe e dhënë në Le Parisien. Dëgjohet policia të bërtasë: “ku është bashkëpunëtori yt”. Gruaja përgjigjet dy herë: “nuk është shoku im”. Mediat franceze më pas shkruajnë se ajo u hodh në erë.

Ka disa detaje që lidhin Hasnën me Blitz të Saint Denis. 26 vjece, e integruar në shoqërinë franceze, kushërira e “trurit të atentateve” përfundoi menjëherë në listat e të dyshuarve. Duke ndjekur atë, skuadrat special franceze arritën edhe te kushëriri Abu Omar, (që nuk është gjetur ende) apo që mendohet se mund të japë më shumë prova për aksionin e 13 nëntorit. Pra, duke ndjekur emrat, rolet dhe profilet, grupi tashmë mendohet të ketë qenë prej 15 personash, të gjithë të vendosur në rrugë të ndryshme.

Për Hasna, dihet se ka lindur në 1989 dhe kishte regjistruar një shoqëri – Beko që merret me ndërtime – në lagjen Bobigny, zona tjetër ku vepronin terroristët. Shoqëria është ndërtuar në 2011 në Epinay-sur-Seine, pranë Saint Davis, por juridikisht ishte nën gjykatën tregtare të Bobigny që deklaroi më pas falimentin në shkurt 2014.

Roli I saj në rrjetin terrorist mbetet ende për tu vendosur. Ashtu sikurse nuk do tëjetë e lehtë duhet të shihet nëse ka qenë ajo që u hodh në erë pas operacionit blitz, ndoshta e lidhur me një rryp eksplozivi. Hansa mendohet se donte të lidhej me vëllezërit e saj në Siri, në jug të Irakut. Edhe për këtë shkruan Jeaune Afrique, kishte dhene gjithcka për kauzën pasi mori pjesë në sulmet në Paris.

Lexo edhe: Hasna, cila është bjondja kamikaze e Parisit dhe dialogu i saj me policinë në video

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.087872982025146
array(1) { ["section"]=> string(88) "hasna-cila-eshte-bjondja-kamikaze-e-parisit-dhe-dialogu-i-saj-me-policine-ne-video-25741" }