Haxhinasto: 700 mijë qytetarë akoma nuk shërbehen me ujë

Publikuar tek: politike, më 13:38 24-06-2015 Haxhinasto: 700 mijë qytetarë akoma nuk shërbehen me ujë

Minitri i Transportit dhe Infrastrukturws Edmond haxhinasto ka firmosur  njw memorandum  me USAID, Shoqatën Shqiptare të Ujësjellës Kanalizimeve, për të krijuar një program formal të trajnimit dhe të testimit të të gjithë punonjësve të sistemeve të ujësjellës kanalizimeve në Shqipëri.

 “Bashkia dhe drejtuesit e bashkisë do të jenë ata që do të kenë përgjegjësinë kryesore për mirëfunksionimin e këtyre sistemeve . Ata do të kenë edhe përfitimet , po ashtu do të mbulojnë edhe kostot e keqmenaxhimit , që ne urojmë të mos egzistojnë por të jenë gjithmon të ardhura positive nga mirëmenaxhimi i këtyre sistemeve .E gjithë kjo reformë ka vetëm një synim të rëndësishëm dhe ky është për të shkuar sa më pranë qytetarëve dhe sot rreth 700 mijë qytetarë akoma nuk shërbehen me ujë dmth të kenë rubinetin brenda në shtëpi dhe pa diskutim përvec kësaj aksesimin pranë qytetarëve kemi sfida të tjera të mëdha që të zgjasim kohen e shërbimit me ujë në 24 orë 7 ditë të javës dhe përvec kësaj ta kemi ujin me cilësinë më të lartë të mundshme për qytetarët shqiptarë “ , është shprehur Haxhinasto.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vlorë, në shpërndarjen e mandateve, kryeson PS. Ka akoma kuti të panumëruara
Paloka për incidentin në Malësinë e Madhe: Prokuroria të nisë hetimet, ngjarjen e dokumentuar do ia tregojmë ndërkombëtarëve »
Article Logic
Execution time: 0.018960952758789
array(1) { ["section"]=> string(61) "haxhinasto-700-mije-qytetare-akoma-nuk-sherbehen-me-uje-14543" }