Haxhinasto-deputetëve: Mos bëni politikë, se nëse e bëjmë, kemi shumë llogari për të dhënë…

Publikuar tek: politike, më 16:29 04-12-2015 Haxhinasto-deputetëve: Mos bëni politikë, se nëse e bëjmë, kemi shumë llogari për të dhënë…

Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto u ka thënë sot deputetëve në Kuvend që nuk duhet të bëjnë politikë ne punët që duhen bërë. Madje ai ua ka bërë të qartë se nëse flasin me ngjyrime politike, kanë shumë llogari për të dhënë.

“Hajde të bëjmë reformën e Ujësjellës-Kanalizime që nga 12 orë t’ua çojmë 24 orë dhe jo të flasin me ngjyra politike, jo të bëjmë politikë. Për të bërë politikë nuk mendoj se duhet ta bëjmë se secili nga ne ka për të dhënë shumë llogari…’’, u kujtoi ministri-deputetëve.

Haxhinasto përmendi disa nga punët e mira, që janë bërë sipas tij për rrugët në Shqipëri.

“Rrugën e Arbrit se një deputet tha që s’është bërë gjë. 15 mln dollarë në dy vite, 75 mln dollarë që nga fillimi, akoma 27 kilometra mungojnë se nëse nuk ndërtohet nuk e sjell kurrë këtë vepër.

Ka përfundur Lushnje-Berat, me përjashtim të rrugës që e çonte në aeroportin ushtarak në Kuçovë.

Rruga e Vërmoshit është duke ecur. Po Rruga e Kombit ta përmendim? Na duhen 100 milionë lekë ta përfundojmë për skarpatet e rrugës, po urat? Po urën e Kukësit ta përmendim? Nëse doni edhe mund t’I përmendin.

S’ka rrugë të reja thoni ju? 200 kilometra të përfunduara me standard. Por duhen mbi 25 miliardë lekë’’, tha Haxhinasto.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aurela Anastasi ua bën të qartë ambasadorëve: Unë pedagoge…të flas ulur dhe shkurt për Kushtetutën? E kam të pamundur
“Ti qytetar që je neveritur nga kjo sallë, ki ende shpresë” »
Article Logic
Execution time: 0.021728992462158
array(1) { ["section"]=> string(93) "haxhinasto-deputeteve-mos-beni-politike-se-nese-e-bejme-kemi-shume-llogari-per-te-dhene-26960" }