Haxhinasto dhe Gjiknuri inspektojnë punimet për rrugën Banjë-Gramsh

Publikuar tek: politike, më 16:56 18-02-2015 Haxhinasto dhe Gjiknuri inspektojnë punimet për rrugën Banjë-Gramsh

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto së bashku me ministrin e Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri kanë inspektuar punimet për ndërtimin e rrugës Banjë-Gramsh.

Kjo rrugë pritet të përfundojë në vitin 2016 dhe pritet t’i ketë një impakt të madh në zhvillimin e zonës dhe shtimit të vendeve të reja pune.

Sipas ministrit Haxhinasto, për ndërtimin e rrugës do të angazhohen 600 punonjës, duke krijuar mundësi të reja punësimi.

Projekti parashikon një rrugë me një gjatësi prej 15.3 km, nga e cila 11.7 km është gjurmë tërësisht e re dhe 3.6 km gjatësi ndjek rrugën ekzistuese. Projekti parashikon ndërtimin e 13 urave të cilat në total kanë një gjatësi 1685 ml.

Të gjitha fshatrat që ndodhen përgjatë këtij aksi është parashikuar që të lidhen me infrastrukturën zevëndësuese përmes rrugëve të aksesit që lidhin çdo fshat me rrugën kryesore. Këto rrugë aksesi janë të parashikuara në projekt së bashku me çdo element përkatës sinjalistike. Vlera e ndërtimit të kësaj rruge është 33 milion Euro dhe parashikohet të përfundojë në Shkurt 2016.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Qeveria pazar me krimin. Reagon në facebook Rama
Meta: Basha të zhvillojë betejën për të ardhmen e Berishës »
Article Logic
Execution time: 0.022608041763306
array(1) { ["section"]=> string(72) "haxhinasto-dhe-gjiknuri-inspektojne-punimet-per-rrugen-banje-gramsh-3750" }