Haxhinasto: Drejt përfundimit negociatat me TIA-n, aeroporti i Kukësit hyn në funksion

Publikuar tek: ekonomi, më 16:40 02-04-2015 Haxhinasto: Drejt përfundimit negociatat me TIA-n, aeroporti i Kukësit hyn në funksion

Negociatat me Tirana Internation Airport (TIA), mbi çështjen e ekskluzivitetit janë në fazën përfundimtare.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, deklaroi në një prononcim për ATSH-në se Shqipërisë i duhen aeroporte të reja, me qëllim që të zhvillojë ekonominë, e veçanërisht sektorin e turizmit. “Në planet tona duhet të hyjë në funksion normal aeroporti i Kukësit, si dhe një aeroport i ri në jug të vendit, për t’i shërbyer kryesisht industrisë së turizmit”, u shpreh ministri Haxhinasto. Sipas ministrit te Transporteve, Haxhinasto, ky zhvillim ka dhe llogjikën ekonomike të tij, pasi per çdo 1000 pasagjerë të rinj krijohet një vend pune. Kjo, sipas tij, do të thotë se në qoftë se ne e kapim të gjithë atë volum normal të rritjes ekonomike, në 5 vitet e ardhshme do të ketë mbi 600 vende të reja pune, vetëm në industrinë e shërbimeve aeroportuale.

Ai vlerësoi se qëndrueshmëria e partneritetit me Tirana International Aeroport është pozitive, por cilësoi si sfidë kryesore plotësimin e spektrit të shërbimeve në këtë aeroport. “Një fakt i mirëpritur është se shifrat e rritjes së qarkullimit të pasagjerëve në Aeroportin e Tiranës janë gati 2.5 herë më të larta se mesatarja e industrisë evropiane. Ndërkohë që kemi akoma shumë për të bërë për të plotësuar spektrin e shërbimeve në këtë aeroport. Nuk kemi ende prezente kompanitë e fluturimit loëcost, ende nuk kemi targetuar segmentin e turistëve dhe akoma nuk kemi arritur nivele të kënaqshme në shërbimet kargo””, tha ai. Angazhimi në sektorin kargo vlerësohet si aktivitet i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë shqiptare. “Sigurisht që angazhimi i sektorit kargo do të sjellë përfitime shume të mëdha për industrinë, ndërkohë që sot në botë 30% e tregtisë globale realizohet me avion”, tha ai.

Sipas marrëveshjes koncencionare 20-vjeçare të firmosur në 2005, të gjitha fluturimet ndërkombëtare prej dhe drejt Shqipërisë do të realizohen nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016100883483887
array(1) { ["section"]=> string(89) "haxhinasto-drejt-perfundimit-negociatat-me-tia-n-aeroporti-i-kukesit-hyn-ne-funksion-7655" }