Haxhinasto jep alarmin dhe kërkon bashkëpunim: Informaliteti vazhdon, taksitë janë pa taksimetër

Publikuar tek: politike, më 11:29 10-11-2015 Haxhinasto jep alarmin dhe kërkon bashkëpunim: Informaliteti vazhdon, taksitë janë pa taksimetër Edmond Haxhinasto

Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka bërë një takim me shoqatët e taksive ndërsa ka thënë se informaliteti vazhdon, ndërsa ngriti alarmin e mungesës së taksimetrave të taksive. Sipas ministrit, taksimetrat janë por janë jofunksional: “Taksimetrin e kanë të gjithë po nuk e kanë funksional të gjithë, kjo një nga çështjet më të rëndësishme për t’u monitoruar”, tha ministri.

 “Ka tashmë një plan kombëtar kundra informalitetit në transport, plan që është miratuar para 4 javësh. Takimi është nëse ka efekt në zbatimin e këtij plani apo jo Informaliteti vazhdon", tha ministri duke iu referuar takimit me shoqatat.

"Edhe drejtori i drejtorisë së Përgjithshme të Transportit e ka shënuar këtë fakt, janë bërë edhe penalizimet përkatëse. Kërkohet një koordinim dhe forcim më i mirë i punës nga ana e të gjithë shërbimit të kontrollit, edhe policia e shtetit, edhe bashkia e Tiranës, të gjithë së bashku duhet të forcojmë koordinimin që ta rregullojmë këtë anormali në treg. Këtë shifër të lartë të informalitetit ne duhet ta ulim, pasi rregullimi i tregut rregullon shërbimin ndaj qytetarit. Është shumë për të bërë në fakt, jemi të ndërgjegjshëm për këtë”, u shpreh Haxhinasto para mediave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braçe njofton uljen e çmimit të naftës. Ja sa lek për litër është tani
Fytyra e Majlinda Bregut në Bruksel pas progres-raportit për Shqipërinë. Kryetarja nuk e fsheh dhe ka vetëm një koment »
Article Logic
Execution time: 0.017638921737671
array(1) { ["section"]=> string(100) "haxhinasto-jep-alarmin-dhe-kerkon-bashkepunim-informaliteti-vazhdon-taksite-jane-pa-taksimeter-25086" }