Haxhinasto: Ndërtimi i portit të Karpenit sjell përfitime afatgjata, hapen 70 mijë vende të reja pune

Publikuar tek: ekonomi, më 11:30 22-07-2016 Haxhinasto: Ndërtimi i portit të Karpenit sjell përfitime afatgjata, hapen 70 mijë vende të reja pune

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës , Edmond Haxhinasto ka sqaruar para deputetëve se përse pikërisht porti prej 5 miliardë lekësh do të ndërtohet në Karpen të Kavajës si dhe mënyra si do të realizohet.

Ai gjithashtu ka thënë se është e pamundur të përgatitet një studim fizibiliteti për termat e nevojshme për një projekt të përmasave kaq gjigande.

“Projektligji i sotëm synon t'i japë mundësi tre ministrive të negociojnë një kontratë për ndërtimin e një porti të thellë dhe një zonë ekonomike ngjitur me të. Siç e keni edhe në relacionin e prëgatitur, është e pamundur që të pregatitet një studim fizibiliteti i mirëfilltë me termat e nevojshme që ka studimi i fizibilitetit për një projekt të përmasave të tilla”.

Haxhinasto konfirmoi që njëra nga kompanitë përbërëse të grupit "AECON", është e angazhuar në vepra të mëdha si porti i ri i Londrës, "London Gateëay", porti i ri i Katarit, e shumë projekte të tjera. Sipas tij ndërtimi i një porti me përmasa të tilla nuk është rastësi, por është menduar çdo gjë me detaje.

“Ndërtimi i një porti të tillë në këtë zonë specifike nuk është rastësi. Nuk ka kompani në Botë që të vijë e të investojë kot pa asnjë arsye, këtë duhet ta keni të qartë.  Pritshmëria është që një pjesë e mallrave që vijnë nga lindja mos të shkojnë drejt portit të Roterdamit, por të kalojnë në këtë port. Duke kursyer rreth 7 ditë kohë por edhe duke reduktuar energji për të transportuar mallrat edhe për 5 mijë km të tjera.

Një arsye tjetër është realizimi teknik i këtij porti me grykën e hyrjes në kanal dhe me një zonë ekonomike rreth këtij kanali”.

Sipas ministrit Haxhinasto, ky projekt sjell zhvillime ekonomike për zonën.  Ndërsa portet e tjera ,si; porti i Vlorës, apo i Durrësit, që janë porte komerciale, të gjithë i dinë limitet e tyre.

“Me ndërtimin e këtij Porti do të kemi një ndarje të mirëfilltë të punës së porteve shqiptare, si ai i Durrësit apo i Vlorës, që kanë mundësi të kapin një segment të tregut që ne nuk e kemi akoma, pavarësisht investimeve që kanë filluar, që është tregu i marinave detare, i domosdoshëm për zhvillimit e sektorit turistik.  Ne nuk mund të zhvillojmë turizmin detar, nëse nuk zhvillojmë marinat detare. Në kuptimin strategjik impakti që do të sjelli ky port, është i jashtëzakonshëm”.

 Dhe ajo që mbetet më e rëndësishme sipas ministrit është impakti që do të ketë ndërtimi i këtij porti në ekonomi.

“Ndërtimi i një zone të tillë përfshirë dhe portin parashikon hapjen e 70 mijë vende të reja pune. Impakt të madh në punësim do të ketë edhe gjatë fazës së ndërtimit, ku janë parashikuar rreth 6 deri në 7 mijë vende pune”.

Për të gjitha arsyet e mësipërme ministri Haxhinasto kërkon nga deputetët që ti japin një mundësi grupit të punës për të negociuar kontratën dhe për të thithur investimet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024744987487793
array(1) { ["section"]=> string(105) "haxhinasto-ndertimi-i-portit-te-karpenit-sjell-perfitime-afatgjata-hapen-70-mije-vende-te-reja-pune-47408" }