Haxhinasto: Test psiko-fizik kandidatëve për patenta

Publikuar tek: politike, më 11:52 23-01-2015 Haxhinasto: Test psiko-fizik kandidatëve për patenta Edmond Haxhinasto

Që tani e tutje kush do të dojë të marrë një lejë drejtimi për automjet do të duhet të kalojë testin psiko-fizik. Kjo u tha sot nga Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, i cili shtoi se duhet luftuar perceptimi se patenta mund të blihet me para.

“Duhet të luftojmë një perceptim negativ se patenta mund të blihet me para. Kjo duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë, kemi sistemin e IT-së dhe regjistrimin biometrik të kandidatëve në testimin për patentë që të jetë i sigurtë dhe i pakorruptueshëm. Një drejtim tjetër për cilësinë e drejtimit është  prezantimi i testit psiko-fizik, si kërkesë ligjore në Kodin Rrugor. Për këtë duhet ngritur sistemi që kandidatët të kalojnë edhe këtë test pasi është një hallkë shumë e rëndësishme që i kanë të gjitha aftësisë për në drejtuar automjetin.”, ka thënë Haxhinasto.

Gjithashtu ministri bëri publike edhe disa masa që do të ndërmerren në lidhje me transportin e mineraleve dhe hidrokarbureve, të cilat do të realizohen nëpërmjet hekurudhës, duke mos keqpërdorur rrugët. “Mineralet dhe hidrokarburet të lëvizin drejt hekurudhës sepse ka kosto më e ulët dhe ulet amortizimi i rrugëve.”, tha më tej ministri.

Po kështu sipas tij, do të punohet që të gjitha automjetet të pajisen me targa me çip elektronik për t’u monitoruar më mirë.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngjela: Dekriminalizimi, karrem për të kthyer Saliun në Kuvend
ARSIMI/ Vlahutin: Integrimi në BE kërkon reforma, Nikolla: Rankimi i universiteteve në shkurt »
Article Logic
Execution time: 0.021889925003052
array(1) { ["section"]=> string(56) "haxhinasto-test-psiko-fizik-kandidateve-per-patenta-1268" }