HEC-et në Osum, ministria e Infrastrukturës nis procedurat për zgjidhjen e kontratës

Publikuar tek: barometri, më 08:20 20-02-2018 HEC-et në Osum, ministria e Infrastrukturës nis procedurat për zgjidhjen e kontratës

Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama, i vendosur përballë presionit mediatik e opinionit publik, u tërhoq nga ndërtimi i HEC-eve në Osum duke kërkuar edhe ndjesë e duke u justifikuar me faktin se asnjë qeveri nuk është e pagabueshme.

Sakaq, ka nisur procedura për zgjidhjen e kontratës për HEC Bigas 1 dhe Bigas 2 në Veleshnje.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ka administruar vendimin Nr.01, datë 15.02.2018 të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit e cila ka njoftuar pavlefshmërinë absolute të aktit administrativ “Vendimi për VNM paraprake, Nr.13, Nr.137 identifikimi, datë 26.03.2015” për aktivitetin instalime për prodhimin e energjisë hidroelektrike për hidrocentralet Bigas 1 dhe Bigas 2”, në pellgun ujëmbledhës “Përroi i Bigasit”, Skrapar. Gjithashtu, është administruar edhe njoftimi se Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka kërkuar “Inspektimin në terren me qëllim pezullimin e punimeve për ndërtimin e hidrocentraleve Bigas 1 & Bigas 2 dhe Veleshnje”, deri në vendimmarrjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

"Në këto kushte, bazuar në nenin 12 “Zgjidhja e kontratës së koncesionit” të kontratës së koncesionit për ndërtimin e hidrocentraleve “Bigas 1&Bigas 2 dhe Veleshnje”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në cilësinë e Autoritetit Kontraktues ka njoftuar shoqërinë për fillimin e procedurave për zgjidhjen e njëanshme të kontratës së koncesionit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë mbështet dhe inkurajon zhvillimin e burimeve të reja energjetike pasi vendi ka potenciale hidrike dhe është përballë sfidave të mëdha me kërkesë energjie gjithnjë në rritje.

Gjithsesi, paralelisht me mbështetjen për vepra të reja energjetike, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nënvizon se projektet duhet të jenë në përputhje me kushtet teknike dhe në harmoni me mjedisin", thuhet në njoftimin e ministrisë së Gjiknurit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.23956203460693
array(1) { ["section"]=> string(90) "hec-et-ne-osum-ministria-e-infrastruktures-nis-procedurat-per-zgjidhjen-e-kontrates-110816" }