Hedhin votën Meta dhe Kryemadhi, Meta: Do më mbetet merak po nuk votuat

Publikuar tek: politike, më 09:52 21-06-2015 Hedhin votën Meta dhe Kryemadhi, Meta: Do më mbetet merak po nuk votuat Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi duke votuar

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta është paraqitur për të votuar ndryshe nga sa ishte parashikur, në orën 10:43 sëbashku me bashkëshorten, njëkohësisht edhe deputete e parlamentit , Monika Kryemadhin dhe vajzën e tyre të vogël. Në prononcimin për mediat pasi hodhi votën sëbashku  me bashkëshorten, Meta bëri të njëjtën batutë si edhe kryeministri për ata që nuk kanë zgjedhur të votojnë duke u shprehur se “Kush nuk voton  nuk ka të drejtë të ankohet."

“Është një ditë historike një kthesë për demokracinë . Do i ftoja atë që nuk kanë marrë pjesë në zgjdhje të mos humbasin mundësinë. Nuk janë zgjedhje të zakonshme, do të kemi një administrim të ri territorial dhe secili duhet të vijë të votojë, të japë bindjen e tij dhe vullnetin e tij pa u ndikuar “, tha Meta.

I pytur për situatën zgjdhore, Meta u shpreh se “ Është pozitive, është  situatë jashtëzakonisht e qetë dhe kështu duhet të vazhdojë, për zgjedhje me standard europian . I ftoj të gjithë të distancohen nga tensioni artificial”, tha Meta i cili vijoi më tej me një mesazh për të pavendosurit: “ Mesazhi im përt të pavendosurit : Do më mbetet merak nëse nuk votojnë sot . Ka pasur zgjdhje çdo katër vjet në Shqipëri, por këto janë  zgjedhje për një Shqipëri ndryshe”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama voton bashkë me Lindën në Surrel: Ndihem si katunar me fat
Donald Lu zgjedh Vorën, shkon me bllok dhe stilolaps për të monitoruar votimin »
Article Logic
Execution time: 0.01482105255127
array(1) { ["section"]=> string(75) "hedhin-voten-meta-dhe-kryemadhi-meta-do-me-mbetet-merak-po-nuk-votuat-14193" }