Helikopteri i pronarit të klubit anglez Leicester City është rrëzuar papritur pranë stadiumit të “Dhelprave” “King Power”.
Media prestigjioze “BBC” raporton se nuk dihet nëse kreu i Leicesterit Vichai Srivaddhanaprabha ndodhej në helikopter, por pamjet e regjistruara janë vërtet të frikshme.
Njëri prej punonjësve të stadiumit deklaroi se helikopteri u ngrit në fluturim si zakonisht, por dyshohet se shkak I aksidentit ka qenë problemet në helikën e vogël në bishtin e helikopterit.
60-vjeçari tajlandez është njëri prej pronarëve më të pasur të kampionati anglez Premier League (pasuria e tij llogaritet përafërsisht në 4.3 miliardë €).
Ai u bë president i klubit në 2011 dhe arriti të ngrinte titullian kampion të Anglisë në 2016, duke kontribuar në një ngjitje të paparë të klubit në elitën e futbollit britanik dhe europian.