Helikopteri, Kodheli: Të angazhuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit

Publikuar tek: politike, më 21:49 10-04-2016 Helikopteri, Kodheli: Të angazhuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, me anë të një postimi në Facebook, është shprehur e vendosur për t’i shkuar deri në fund zbardhjes së plotë të shkaqeve të rrëzimit të helikopterit. Ajo falenderon të gjitha ata që ndihmuan në nxjerrjen e helikopterit nga liqeni.

“Falenderoj për përkushtimin dhe profesionalizmin 40 pjesëtarët e FA, polumbarët e Reneas dhe Forcës Detare, Policinë e Shtetit, ekspertët e Eurocopter dhe ata amerikanë, bashkëpunimi i të cilëve bëri të mundur nxjerrjen e trupit të helikopterit të rrëzuar në Liqenin e Shkodrës. Ministria e Mbrojtjes, unë personalisht dhe Prokuroria, të cilën gjithashtu gjej rastin ta falenderoj, mbetemi maksimalisht të angazhuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit”, shkruan Kodheli në Facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reagon Kryetari i Bashkisë pas akuzave për trafik droge: Nuk kam lidhje me të, është i PD-së
Ilir Meta: Unë për president? Do dalin qindra emra! »
Article Logic
Execution time: 0.062055110931396
array(1) { ["section"]=> string(86) "helikopteri-kodheli-te-angazhuar-per-zbardhjen-e-plote-te-shkaqeve-te-aksidentit-37338" }