Helmimi i dasmorëve, AKU mbyll restorantin e famshëm (EMRI I PRONARIT)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:20 07-08-2018 Helmimi i dasmorëve, AKU mbyll restorantin e famshëm (EMRI I PRONARIT) Laguna Blu, restoranti i bllokuar

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) bllokon restorantin ‘Laguna Blu’ në Elbasan, aty ku u helmuan 39 dasmorët.

Dasmorët janë helmuar nga ushqimi i tre dasmave, që të treja zhvilluar në këtë restorant, me pronar Manol Musaj.

Sakaq, AKU ka konstatuar kushte të rënda higjieno-sanitare në këtë restorant.

Pak më parë, Drejtori i Spitalit të Elbasanit, Luan Rapi 31 nga dasmorët janë shtruar në spital, 2 prej të cilëve fëmijë ndërsa 3 raste kanë qenë më delikate dhe janë dërguar për mjekim më të specializuar drejt Tiranës.

8 raste kanë marrë mjekim ambulator pas mesnate. Të gjithë të helmuarit në spital ndodheshin nëpër dasma, zhvilluar të gjitha  te “Laguna Blu” dhe kanë shfaqur probleme shëndetësore njëri pas tjetrit.

NJOFTIMI I AKU-t:

Autoriteti Kombëtar  i Ushqimit menjëherë pas informacionit se janë helmuar 39 persona në një lokal dasme ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku ka konstatuar kushtet e rënda higjeno-sanitare në subjekt.

Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Elbasan nëbashkëpunim me  Krimin Ekonomik  gjatë orëve të vona të mbrëmjes (6.08.2018) kanë bërë verifikimin e  kushteve dhe prezencës së produkteve sidomos atyre me origjinë shtazore të gjendura në subjektin “Laguna Blu” me aktivitet restorant. 39 personat që pretendohet se janë helmuar nga ushqimi kanë qenë pjesë në dasma të ndryshme (të shtunën drekë/darkë si dhe të dielën në darkë) nga i njëjti lokal në qytetin e Elbasanit, subjekti i lartpërmendur.

Nga verifikimi i subjektit të shtetasit Manol Musaj rezultoi se kishte mungesë të rëndë të kushteve higjeno-sanitare si dhe mungesë të dokumentacionit shoqërues(gjurmueshmëri).Në momentin e inspektimit në subjekt, ndodheshin 12 kg mish vici,40 kokrra veze, 25 kg mish gici,5 kg djathë i bardhë si dhe 4 kg djathtë kaçkavall pa etiketë. Për produktet e gjendura në subjekt u realizua marrja e mostrave me qëllim kryerjen e analizave për prezencë  të Salmonelës.

Për sa më sipër u mora masa administrative bllokim i menjëhershëm i aktivitetit deri në daljen e përgjigjes së analizave si dhe masë administrative me gjobë në vlerën 700.000 lekë.

Tolerancë zero ndaj çdo subjekti abuzues me sigurinë ushqimore. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para – produkte shtazore dhe jo shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara dokumentacion të plotë veterinar e fiskal – pasi është një detyrim ligjor i tyre përveçse përbën një masë tepër të rëndësishme për sigurinë ushqimore të klientëve të tyre.

Gjithashtu, inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

1.jpeg

2.jpeg

3.jpeg

4.jpeg

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « LETRA me shkrim dore/ ‘Kryetari i PS më ka çuar vajzën prostitutë në Gjermani, ky bastard meriton burgun’
Aksident i rëndë, kamioni përplas për vdekje një burrë »
Article Logic
Execution time: 0.0050048828125
array(1) { ["section"]=> string(74) "helmimi-i-dasmoreve-aku-mbyll-restorantin-e-famshem-emri-i-pronarit-130398" }