Helmoi vjehrrën dhe u rrëfye te hoxha: “Më faltë Allahu”. Ja si u zbulua krimi pas një viti

Publikuar tek: aktualitet, më 23:14 13-03-2018 Helmoi vjehrrën dhe u rrëfye te hoxha: “Më faltë Allahu”. Ja si u zbulua krimi pas një viti Viktima dhe bashkëshorti

Pas gati një vit nga vdekja e Lirie Lamit, policia ka mundur të zbardhë ngjarjen e plotë, duke arrestuar autoren e krimit, nusen e saj si dhe tre persona për moskallëzim krimi.

Por si rrodhi ngjarja?

Vitin e kaluar në Kamëz, Marjana Cmeta, 20-vjeçe kishte konflikte me vjehrrën pasi nuk e pranonte si nuse të djalit. Ajo vendosi të kryejë veprimin fatal duke helmuar vjehrrën me fotoksinë. Ngjarja në atë kohë u raportua si vetëvrasje pasi 48-vjeçarja Lirie Lami u gjet e varur në litar.

Por pas krimit, nusja shkoi për t’u rrëfyer te hoxhë Hysen Shehu. Ajo i tregoi të gjithë ngjarjen se si e helmoi vjehrrën, dëshmi që Shehu e regjistroi me video.

Më pas hoxha vuri në dijeni bashkëshortin e viktimës, Agim Lamin dhe një familjar Arben Saliun.

Të tre personat e mësipërm u arrestuan sot nga policia për moskallëzim krimi. Ndërsa autorja e pranoi krimin në polici.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Daut Gumeni: Janë zhdukur regjistrat me emrat e spiunëve dhe pseudonimet, mbetën fakirat
Kosova dhe Shqipëria e fusin në kalenda kalendarin e bashkëpunimit kulturor »
Article Logic
Execution time: 0.081952095031738
array(1) { ["section"]=> string(94) "helmoi-vjehrren-dhe-u-rrefye-te-hoxha-me-falte-allahu-ja-si-u-zbulua-krimi-pas-nje-viti-113179" }