Henri Çili: Ndaj Ramës ka zili masive intelektuale

Publikuar tek: politike, më 22:17 06-01-2016 Henri Çili: Ndaj Ramës ka zili masive intelektuale

Si po sillet Edi Rama me pushtetin dhe a është gati Shqipëria për modernizim? A mund të çojnë në dështimin e vet kryeministrit Rama, reformat e dhimbshme e të shumëkontestuara të ndërmarra deri tani? Këto pyetje dhe mënyra sesi po perceptohet nga publiku, intelektualët por dhe kritikët e qeverisë, ashpërsia për reformimin e disa sektorëve kyç në vend, kanë qenë temë e emisionit “Zululand” në Tema Tv, mbrëmjen e sotme.

I ftuar i Mustafa Nanos këtë të mërkurë ka qenë Henri Çili, i cili disa ditë më parë ka botuar një analizë në të cilën bën një paralelizëm mes reformizmit të ndërmarrë nga qeveria Rama dhe asaj të qeverisë së vitit 1936, e cila u quajt Qeveria e të Rinjve, me kryeministër Mehdi Frashërin.

Në nisje të bisedës, Henri Çili tha se Rama aktualisht po bën përpjekje për të modernizuar Shqipërinë, një proces që sipas Çilit Shqipëria nuk e ka përfunduar dot në asnjë etapë historike.

“Ka një kakofoni, kemi një stepje, kemi një ngërç.  Me plot gojën mund të themi që kemi një ngërç në skenën politike, në lidhje me një fenomen, që unë mendoj, që edhe nëse nuk e etiketon vet, ose s’mundet ose s’ka fuqi verbale, një përpjekje të qeverisë së Edi Ramës për t’i hyrë punëve të Shqipërisë me themel, për ta reformuar, për ta modernizuar.Fatkeqësisht, shoqëria shqiptare nuk e ka bërë asnjëherë ciklin modernizues të saj të plotë. E ka nisur Zogu me disa gjëra, Enver Hoxha me disa gjëra dhe tranzicioni me disa të tjera, por ky cikël nuk është përmbyllur asnjëherë. Unë shoh tek Edi Rama, më shumë sesa tek Partia Socialiste apo koalicioni një vullnet për t’i dhënë dum një cikli reformues dhe modernizues të Shqipërisë”, tha Çili.

Më tej Çili u ndal në disa prej aksioneve pozitive të kësaj qeverie, siç është p.sh ndalimi i fshesës në administratë, ku sot aty nuk janë punësuar aq socialistë sa mund të ishin pritshmëritë dhe nuk janë pushuar nga puna demokratët siç ka ndodhur rëndom gjatë këtyre 25 viteve demokraci.

“ Çfarë ka bërë Edi Rama po ta shohësh. Për mua me guxim dhe është një pasuri e jetës sonë publike kjo gjë. Ka bërë disa gjëra anti-popullore me kosto. Një shembull; nuk janë punësuar aq shumë socialistë në administratë sa thuhet, konkurset po bëhen të rregullta, ka shumë vende bosh, paragjykohet dhe Edi Rama po humb terren në partinë e tij për këtë gjë; është e keqe për PS-në por jo për shoqërinë”.  Apo diçka tjetër si kontrolli i territorit, këtu ishte krijuar përshtypja që këtu do të kishte pafund ndërtimet pa leje; ishte krijuar përshtypja që paligjshmëria në arsim do vijonte pa fund, apo vjedhja e dritave etj. Rama me një sens për të mbetur në histori ka bërë disa gjëra që janë shumë të rëndësishme për vendin dhe shoqërinë”.

Ndërsa lidhur me kritikat ndaj qeverisë Rama dhe vet kryeminsitrit personalisht Çili tha se “ai dallon një zili masive intelektuale ndaj Ramës personalisht”.

Në studio biseda kaloi në tema të tjera si 21 janari ku pati një ballafaqim dhe përplasje idesh mes Mustafa Nanos dhe Henri Çilit. Ndërsa për reformën në Arsimin e Lartë dhe zërat e fortë kundër saj, Çili mbështeti idenë se kjo reformë i ka pothuasje të gjitha zgjidhjet por ka vetëm një defekt; “zhduk monopolet 50 e ca vjeçare në sistemin tonë të Arsimit të Lartë”.

Mustafa Nano e “ngacmoi” Henri Çilin duke i thënë se ai sulmohet edhe nga të majtë dhe nga të djathtët, ndërsa Çili tha se qëndrimet e tij janë mbi idetë dhe jo mbi personat.

-A të shqetëson kjo armiqësi? – e pyeti Nano Çilin, i cili u përgjigj se “Në 3-4 vitet e fundit, po më ka shqetësuar, sepse është përkthim i kundërt i arsyeve të aksioneve të mia modeste dhe frymëzimeve të mia. Kushdo shqetësohet që shahet, por nuk gjej thelb. P.sh thonë shërbëtor i qeverisë, po çdo të thotë, në çfarë kuptimi, cilat nga idetë kam ndryshuar, për cilat nga idetë kam bërë të kundërtën, apo të tjera”, tha Çili në bisedën me Mustafa Nanon.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Olli i zbulon biletën Veliajt, ja pas sa ditësh kthehet kryebashkiaku në Tiranë
“Imagjinoni çfarë do bënte Rama nëse Berisha do ishte në Majemi kur përmbytej vend” »
Article Logic
Execution time: 0.073303937911987
array(1) { ["section"]=> string(55) "henri-cili-ndaj-rames-ka-zili-masive-intelektuale-29325" }