Heq dorë nga sporti në moshën 29-vjeçare ish-numri një i botës

Publikuar tek: sport, më 20:21 28-12-2016 Heq dorë nga sporti në moshën 29-vjeçare ish-numri një i botës

Ka hequr dorë nga sporti në moshën 29 vjeçsare tenistja serbe Ana Ivanoviç.

Vendimi i saj ishte shumë i papritur për të gjithë.

Ish­-numri një i botës dhe fituesja e “French Open”­it e bëri të ditur lajmin të mërkurën pasdite me anë të një videoje të drejtpërdrejtë në profilin e vet zyrtar në “Facebook”.

“Nuk ka mënyrë tjetër për ta thënë këtë. Kam vendosur të tërhiqem nga tenisi profesionist. Ishte vendim shumë i vështirë, por kam shumë për të festuar. Kam fituar shumë në karrierë, por që të mbetesh në nivele të tilla duhet të jesh në formën më të mirë fizike. Siç e dini, jam prekur shumë nga dëmtimet, çka nuk më ka lejuar të jap më të mirën time. Prandaj, është koha për të ecur përpara”,-tha ndër të tjera tenistja serbe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lajme të mira për portierin e Kombëtares, ja kur rikthehet në fushën e blertë
La Liga spanjolle kthen sytë nga sulmuesi i kombëtares »
Article Logic
Execution time: 0.0043950080871582
array(1) { ["section"]=> string(68) "heq-dore-nga-sporti-ne-moshen-29-vjecare-ish-numri-nje-i-botes-64062" }