Heqja nga lista e 239 monumenteve të kategorisë së dytë në Gjirokastër, reagon Instituti i Monumenteve të Kulturës: S'ka asgjë të vërtetë

Publikuar tek: kulture-art, më 13:32 03-02-2017 Heqja nga lista e 239 monumenteve të kategorisë së dytë në Gjirokastër, reagon Instituti i Monumenteve të Kulturës: S'ka asgjë të vërtetë

Disa orë më parë qarkulloi në media lajmi se Ministria e Kulturës ka hequr nga lista 239 monumente të kategorisë së dytë në Gjirokastër duke shkatërruar kështu ansamblin e Gjirokastrës e reduktuar pasurinë botërore. Një skandal i Ministrisë së Kulturës, ku në listën e UNESCO-s Gjirokastra është me 560 monumente kulture të kategorisë së dytë.

Lajmi u bë i ditur nga gazetarja Julia Vrapi që përmes një artikulli publikuar në “sot.com” shkruante se, Ministria e Kulturës që duhet të mbrojë Gjirokastrën e rrënon dhe heq nga lista 239 monumente të kategorisë së dytë, duke prezantuar mjerimin e saj me vizionet dhe politikat që ndjek.

Newsbomb.al kontaktoi me drejtoreshën e Institutit të Kulturës, zonjën Arta Dollani e cila përgënjeshtron gjithçka. “Asgjë nuk është e vërtetë nga ky lajm. Jemi duke përpiluar edhe një deklaratë për shtyp ku do të sqarojmë gjithçka”, ka thënë për newsbomb.al Dollanpi.

“Në listat e UNESCO-s janë 560 dhe sot kategoria e dytë sipas IMK është 321 monumente. Nga lagjia Palorto janë hequr 43 monumente të kategorisë së dytë, 66 janë hequr në Varosh, nga lagjia Hazmurat dhe Meçite hiqen 22 monumente të kategorisë së dytë, nga Partizani janë hequr 27 monumente të kategorisë së dytë, në Dunavat 28 monumente të kategorisë së dytë, në Manalat janë hequr 17 monumente të kategorisë së dytë, Cfaka nuk figuron në listën e UNESCO-s, ndërsa nga Pazari i Vjetër janë hequr 36 monumente të kategorisë së dytë”, thuhej në shkrimin e gazetares Vrapi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SKANDAL/ Bie ansambli, Ministria e Kulturës heq nga lista 239 monumente të kategorisë së dytë në Gjirokastër
Fjalët e fundit të Dritëroit të madh thënë në poezi: S’dua të redaktoj jetën time (E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.24039387702942
array(1) { ["section"]=> string(141) "heqja-nga-lista-e-239-monumenteve-te-kategorise-se-dyte-ne-gjirokaster-reagon-instituti-i-monumenteve-te-kultures-s-ka-asgje-te-vertete-67608" }