Herë Spiropali, e herë Majko... Festë e madhe e së majtës me red-bull e birra në pishinë (Foto-galeri)

Publikuar tek: politike, më 13:26 08-06-2015 Herë Spiropali, e herë Majko... Festë e madhe e së majtës me red-bull e birra në pishinë (Foto-galeri) Elisa Spiropali dhe Pandeli Majko

Kjo është festa e madhe e të majtëve në Njësinë 5 në Tiranë e cila njihet edhe si bastion i socialistëve. Festa e socialistëve vjen për “drejtimin e duhur” në funksion të fushatës së kandidatit të ASHE Erion Veliaj.

Elisa Spiropali dhe Pandeli Majko janë edhe dy nga mbështetësit më të mëdhenj nga e majta të Veliajt . Spiropali iu rikthye punës pas lindjes së vajzës për t’u treguar “Drejtimin e duhur” votuesve enkas për Veliajn e ndërsa  Majko është parë shpesh në terren me Ramën duke mbajtur  fjalime për kandidatin e tyre.

Këtë herë fushata e shndërruar në një festë të vërtetë ka qenë në njësinë 5 ku janë mbledhur aktivistë e mbështetës të Partisë Socialiste. Herë e merrte mikrofonin Spiropali e herë Majko për t’u folur simpatizantëve në ambjentet e pishinës ku nuk kanë munguar as red-bull-at, birrat, vera e kuqe, apo kokteilet alkoolikë. Duket se e majta e ka nisur paraprakisht festën...

{gallery}elisamajko{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Idrizi apel autoriteteve maqedonase: Kini kujdes me të drejtat e shqiptarëve sepse ata nuk janë vetëm
Kandidati Albert Çaçi me fermerët: Një ndërmarrje vetëm për problemet e Bujqësisë »
Article Logic
Execution time: 0.026976108551025
array(1) { ["section"]=> string(102) "here-spiropali-e-here-majko-feste-e-madhe-e-se-majtes-me-red-bull-e-birra-ne-pishine-foto-galeri-12991" }