Heroi i Libanit: U sakrifikua për të shpëtuar qindra njerëz nga kamikazi i ISIS

Publikuar tek: bota, më 16:57 15-11-2015 Heroi i Libanit: U sakrifikua për të shpëtuar qindra njerëz nga kamikazi i ISIS

Ndërsa e gjithë vëmendja mediatike është e fokusuar te sulmet makabre në Paris, një seri shpërthimesh tronditi Beirutin ditën e enjte.

Të paktën 41 persona humbën jetën dhe 200 të tjerë, shumë prej tyre në gjendje të rëndë, u plagosën nga shpërthimet e dy kamikazëve të ISIS në një rrugë të populluar.

Por nga kjo tragjedi ka dalë një hero, Adel Termos, i cili me veprimin e tij shpëtoi qindra jetë njerëzish.

Adel Tamos ishte duke shëtitur vajzën e tij kur dëgjoi shpërthimin e parë. Disa sekonda më vonë ai pa edhe terroristin e dytë i cili ishte gati të shpërthente. Me një veprim të shpejtë, ai e shtyu tej vajzën e tij të vogël ndërsa iu hodh përsipër terroristit.

t2.jpg

Por pavarësisht se nuk mundi ta ndalte, veprimi i tij bëri që qindra njerëz të largoheshin nga rrezja e shpërthimit ndërsa me trupin e tij mbuloi kamikazin.

Lajmi për mbijetesën e vajzës së tij të vogël u festua nga mijëra Libanez. Fizikantja libaneze Elie Fares tha se falë veprimit të tij qindra familje shpëtuan. Shpërthimet në Beirut ishin më të rëndat që prej luftës civile të vitit 1990.

v1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12210297584534
array(1) { ["section"]=> string(84) "heroi-i-libanit-u-sakrifikua-per-te-shpetuar-qindra-njerez-nga-kamikazi-i-isis-25474" }