Heronjtë e heshtur të monumenteve të kulturës shqiptare

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:26 04-09-2017 Heronjtë e heshtur të monumenteve të kulturës shqiptare

E ndërtuar në një kodër shkëmbore ku mund të kontrollohej kryqëzimi i rrugëve me rëndësi ekonomike dhe ushtarake, Kalaja e Petrelës është një nga destinacionet më të bukura të Tiranës e cila tërheq mjaft turistë vendas dhe të huaj. 

Por për fat të keq janë jo të pakët edhe ata turistë të cilët në mënyrë të papërgjegjshme mbeturinat nuk i hedhin në koshat e shumtë të vendosur nga ana e Bashkisë, por i flakin në kalldrëmet e këtij fshati, duke mos kursyer edhe këtë monument historik.

Çdo mëngjes, punonjës të Bashkisë së Tiranës detyrohen që të pastrojnë mbeturinat e hedhura vend e pa vend në muret rrethuese të kalasë, por edhe përgjatë gjithë segmentit që të çon nga aksi kryesor brenda në fshatin Petrelë duke u kujdesur për të ruajtur magjinë që mbart një monument i tillë i trashëgimisë kulturore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02254319190979
array(1) { ["section"]=> string(61) "heronjte-e-heshtur-te-monumenteve-te-kultures-shqiptare-91065" }