Hervin Çuli sulmon keq Mirush Kabashin: Grabiti 15 vjet rrogën e Teatrit... Ja vë në gojë regjisorit Altin Basha (E PLOTË)

Publikuar tek: kulture-art, më 07:05 13-06-2018 Hervin Çuli sulmon keq Mirush Kabashin: Grabiti 15 vjet rrogën e Teatrit... Ja vë në gojë regjisorit Altin Basha (E PLOTË)

Debati për prishjen e Teatrit Kombëtar vijon të jetë ende i nxehtë. Prej ditësh aktorët ka zhvilluar protesta para godinës së teatrit për të kundërshtuar prishjen e tij. Ndër ata që është shprehur mjaft ashpër për këtë është edhe aktori i madh Mirush Kabashi.

Ky i fundit  hodhi akuza edhe për Drejtorin e Teatrit Kombëtar Hervin Çuli në emisionin “Studio e Haupur”.

Ndërkohë Çuli ka reaguar ashpër lidhur me këtë duke e sulmuar aktorin Kabashi. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Çuli shkruan se Mirush Kabashi ka 15 vjet në teatër dhe ka luajtur vetëm një herë rol.

“Më akuzon tek emisioni i Eni Vasilit si censor te programit artistik të institucionit. Por kaq gënjeshtar ordiner eshte saqe shembullin e shpik aty për aty, duke ju marrë fjala si memec, dhe ja vë në goje regjisorit Altin Basha. Tmerr!!!’, shprehet ai ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Hahahaha! Zoteria hani pini dhe rrembeni pasi grabiti per 15 vjet rrogen ne Teatrin Kombetar, ka filluar te recitoje patologjikisht mediave gjoja se i dhemb shpirti per godinen e Teatrit Kombetar. Ky individ qe morri rrogen 15 vjet dhe u ngjit ne skenen e TK-se vetem me nje shfaqje, eshte objekt per librin e rekordeve Gines. 100 milion leke (te vjetra) ka perfituar me statistike ne 15 vjet zoteria qe fuste karten ne bankomat pa u skuqur fare. Nese ndonje nga miqte me gjen diku ne Europe, Amerike, Australi ose ne Hene apo ne Mars nje grabiteste tille, ju lutem miq te me beje me dije. Nderkohe individi hani pini dhe rembeni eshte edhe nje mashtrues ordiner. Me akuzon sonte tek emisioni i Eni Vasilit si censor te programit artistik te institucionit. Por kaq genjeshtar ordiner eshte saqe shembullin e shpik aty per aty, duke ju marre fjala si memec, dhe ja ve ne goje regjisorit Altin Basha. Tmerr!!! Genjen me zerin e tjetrit! Genjeshtari ordiner thote se une i kam kerkuar regjisorit Basha tekstin e vepres Gomari i Babatasitper ta kontrolluar perpara se te jepja lejen per tu shfaqur ne skenen e TK-se.

Altin Basha dhe Rita Gjeka, amani, nese ju kam kerkuar tekstin ma thoni se une i shkreti se mbaj mend, po ma thoni aman, se mendja e shkrete ne keto kohe te turbullta nuk i dihet ne drejtim te paditur rreshket.

hervinnn.png

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Debati për Teatrin Kombëtar, Kabashi: Rama ka krijuar armiqësi ndaj artistëve
Shumë pak e dinë, e zbulon zv. ministri i Ramës: Ky është pallati i parë i qeverisë (Çfarë do ndodhë me godinën) »
Article Logic
Execution time: 0.0045108795166016
array(1) { ["section"]=> string(123) "hervin-culi-sulmon-keq-mirush-kabashin-grabiti-15-vjet-rrogen-e-teatrit-ja-ve-ne-goje-regjisorit-altin-basha-e-plote-124174" }