Hetimet për letrën e Brahos, verifikim hyrje-daljeve në Burgun e Fierit

Publikuar tek: politike, më 07:26 30-09-2015 Hetimet për letrën e Brahos, verifikim hyrje-daljeve në Burgun e Fierit

Letra e deputetit Spartak Braho drejtuar institucioneve të vendit në lidhje me një “komplot ndaj kreut të Kuvendit Ilir Meta” bëhet objekt hetimi për Prokurorinë.

Një ditë pasi mori shkresën e kreut të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, kryeprokurori Adriatik Llalla ka urdhëruar që dokumenti t’i dorëzohet Prokurorisë së Tiranës. Letra e deputetit Spartak Braho i është dorëzuar dje në mëngjes prokurores Antoneta Sevdari, e cila prej më se një viti e gjysmë ka në hetim dosjen penale ndaj Kastriot Ismailajt, transmeton "Panorama".

Prokurorja e dosjes së biznesmenit që akuzohet se ka vjedhur paratë e CEZ, ka nisur ditën e djeshme verifikimin penal në lidhje me faktet e renditura në letrën e Spartak Brahos. Verifikimi i nisur ka të bëjë me ofrimin e shpërblimeve apo kërcënimet në adresë të biznesmenit Kastriot Ismailaj dhe gruas së tij për të dhënë deklarime kundër kryetarit të Kuvendit Ilir Meta.

Burime të Prokurorisë së Tiranës kanë thënë se pas marrjes në dorëzim të letrës së deputetit Spartak Braho ka nisur verifikimi i fakteve që përmenden aty. Procesi i verifikimit sipas procedurës mund të zgjasë deri në 30 ditë. Më pas, nëse Prokuroria gjen elemente të veprës penale në faktet e pretenduara në letrën e Spartak Brahos, atëherë vendoset regjistrimi i procedimit penal.

Hetimi për letrën

Biznesmeni Kastriot Ismailaj, i cili mbahet në arrest me urdhër të Prokurorisë, ndodhet në burgun e Fierit. Në letrën e deputetit Spartak Braho pretendohet se persona nga jashtë burgut kanë shkuar te biznesmeni duke i kërkuar të japë dëshmi të caktuara.

Për këtë arsye, pritet që Prokuroria të verifikojë librin e fletëhyrjeve në burgun e Fierit. Grupi i hetimit pritet të marrë në pyetje edhe biznesmenin me të shoqen. Mësohet se dy javë më parë Kastriot Ismailaj është lëvizur nga burgu i Fierit dhe është sjellë në Tiranë, pasi në Gjykatën e Apelit u mbajt seanca për çështjen e sekuestros së pasurive të tij.

Pasi ka marrë pjesë në seancën në Gjykatën e Apelit Tiranë, biznesmeni është mbajtur pak orë në Policinë e Tiranës, ku është marrë në pyetje nga Prokuroria dhe më pas është rikthyer përsëri në burgun e Fierit.

Si rregull, për sa kohë qëndron në paraburgim, biznesmeni Kastriot Ismailaj mund të lejohet të takohet vetëm me persona, për të cilët prokuroria ka dhënë miratim. Prokuroria pritet të marrë në pyetje edhe bashkëshorten e Kastriot Ismailajt në lidhje me takimet që ajo ka pasur me deputetin Tom Doshi dhe nëse ka komunikuar me ishdeputetin Dritan Prifti.

Ismailaj s’ka folur

Biznesmeni Kastriot Ismailaj, themelues i kompanisë “DIA” që përfitoi paratë e kompanisë CEZ në periudhën 2010-2011, nuk ka folur asnjëherë për Prokurorinë që pas arrestimit në maj 2015.

“Në mënyrë të përsëritur, grupi i hetimit ka kërkuar sqarime nga i arrestuari në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij dhe me shumat që janë gjetur në llogaritë e tij”, thanë burimet e Prokurorisë.

Sipas tyre, në asnjë rast Kastriot Ismailaj nuk ka pranuar akuzat, ndërkohë që ka refuzuar të japë shpjegime për akuzat dhe për burimin e parave që janë gjetur në llogaritë e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Spiropali i kundërvihet mbështetësve të Perandorisë Osmane: Ja fati i ndritur i Shqipërisë
Publikohet video e takimit Rama - Tsipras, kryeministri shqiptar flet për basketbollin »
Article Logic
Execution time: 0.020899057388306
array(1) { ["section"]=> string(76) "hetimet-per-letren-e-brahos-verifikim-hyrje-daljeve-ne-burgun-e-fierit-21976" }