‘Hidhe armën, dorëzohu’, 500 forca policie rrethuan fshatin, si u arrestua në mëngjes Ridvan Zykaj (DETAJE nga operacioni)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:56 11-08-2018 ‘Hidhe armën, dorëzohu’, 500 forca policie rrethuan fshatin, si u arrestua në mëngjes Ridvan Zykaj (DETAJE nga operacioni) Momenti i arrestimit

Rreth 500 efektivë të Forcave Renea, FNSH e Delta Force rrethuan mbrëmë fshatin Resulaj në Selenicë për të kapur 24 vjeçarin Ridvan Zykaj, që u mori jetën 8 të afërmve të tij.

Operacioni policor u zhvillua gjithë natën, ndërsa u drejtua nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili qendroi në terren.  

Mësohet se gjatë operacionit janë përdorur kamera termike, dylbi nate, e dite dhe qen gjurmimi.

Pas shumë orësh kërkim 24 vjeçari u pikas nga dylbitë e ditës rreth orës 05:00 të mëngjesit. Ai u gjet i fshehur në disa shkurre në periferi të fshatit, afër vendit ku kreu krimin makabër.

“Dorëzohu, hidhe armën”, i kanë thënë atij, ndërsa ai më pas është dorëzuar pa bërë asnjë lloj rezistence. 24 vjeçari nuk ka dhënë asnjë reagim edhe në momentin kur efektivët e policisë e prangosën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0046250820159912
array(1) { ["section"]=> string(122) "hidhe-armen-dorezohu-500-forca-policie-rrethuan-fshatin-si-u-arrestua-ne-mengjes-ridvan-zykaj-detaje-nga-operacioni-130774" }