Hidhet shorti i Champions League, surpriza edhe në Europa League

Publikuar tek: sport, më 18:50 18-03-2016 Hidhet shorti i Champions League, surpriza edhe në Europa League

Në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës u hodh shorti i Ligës së Kampioneve për të caktuar çerekfinalistët që do të vijojnë aventurën e tyre drejt finales së madhe në Milano.

“Ujqërit” e Volfsburgut do të jenë përballë Real Madridit dhe klubi gjerman shpreson se do të bëjë mrekullinë, pasi në ndeshjet e fundit Reali ka treguar hallakatje dhe është larg nga forma “galaktike” e sezoneve të mëparshme.

Pasi eliminoi në një sfidë spektakolare Juventusin, Bajernit i buzëqeshi fati pasi shorti i Ligës së Kampioneve e vuri përballë Benfikës që këtë sezon ka treguar luhatje të shpeshta në formë.

Derbi spanjoll për Barcelonën pasi përballë do të ketë Atletikon e Simeones. Katalanasit duken të kënaqur nga rezultati i shortit, pasi Atletiko në Champions has vështirësi në shënimin e golave dhe e kundërta mund të thyhet për Barçën që magjeps dhe ka një rekord fantastik kundër Atletikos, duke ia fituar 6 takimet e fundit, ku Mesi ka shënuar në 5 prej ndeshjeve.

PSG-ja do të presë në Francë Mançester Sitin që ka arritur një kualifikim historik në Champions. Ibrahimoviç këtë sezon duket se synon me çdo kusht finalen, por kampionët e Francës duhet të bëjnë kujdes, pasi “qytetarët” janë të “etur” të arrijnë sa më larg në Ligën e Kampioneve.


Është hedhur edhe shorti i çerekfinaleve në Europa League dhe interesimi ishte shumë i madh, sepse ky kompeticion ka fituar një rëndësi të jashtëzakonshme falë emrave si Liverpuli, Dortmundi e spanjollet.

Ashtu si në Champions League, edhe në Europa League do të kemi një derbi spanjoll, me Atletik Bilbaon që do të ndeshet me Sevijan.

Superndeshje është edhe ajo mes Dortmundit e Liverpulit, dy pretendente serioze për të fituar trofeun, por fatkeqësisht ndeshen shumë herët dhe njëra do të largohet.

Short i favorshëm për Vijarealin, kundër Spartës së Pragës, ndërsa Shahtari do të ndeshet me Bragën, një përballje më e ekuilibruar.

(Sportal)

Cd1HUldWoAAvuQ5.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Loro Boriçi” nuk është gati për 29 marsin, vijojnë punimet
Starton të dielën sezoni i ri i Formula 1 »
Article Logic
Execution time: 0.020601987838745
array(1) { ["section"]=> string(69) "hidhet-shorti-i-champions-league-surpriza-edhe-ne-europa-league-35448" }