Hidhet shorti, përballje titanësh në Champions League, qeshin italianët

Publikuar tek: sport, më 18:13 25-08-2016 Hidhet shorti, përballje titanësh në Champions League, qeshin italianët

Është hedhur në Monaco shorti për fazën e grupeve të Champions League për sezonin 2016-2017. Shorti ka rezervuar përballje shumë të forta këtë sezon, të cilat do të t’i mbajnë shikuesit të fokusuar përpara televizorit çdo të martë dhe të mërkurë.

grupin A, vlen të theksohet përballja mes PSG dhe Arsenal, që do mundohen të rivalizohen nga zvicerianët e Basel dhe bullgarët e Ludogorets. As përballja mes vëllezërve Xhaka nuk do të kalojë pa vëmendje në këtë grup, njësoj siç ndodhi në Kampionatin Europian.

grupin B, italianët e Napolit e shikojnë veten të favorizuar ku kundërshtari më i fortë është Benfica, ndërsa katërshja plotësohet nga Dynamo Kyiv dhe Beşiktaş.

Ndeshjet e grupit C pritet të dhurojnë shumë emocione, ku vëmendja më e madhe do të fokusohet sigurisht në përballjen Barcelona-Manchester City. Pep Guardiola do të duhet të rivalizojë ish-skuadrën e tij, me të cilën arriti të fitojë çdo gjë. Mönchengladbach dhe Celtic janë dy skuadrat e tjera të këtij grupi.

grupin D, Bayern Munich përballet me finalistët e Altetico Madridit dhe nëse nuk i lihet diçka rastësisë në dorë, PSV dhe rusët e Rostov do të luftojnë për vendin e tretë në këtë grup.

grupin E mungojnë përplasjet "big". CSKA e Moskës, Leverkusen, Tottenham dhe Monaco do të luajnë shanset e tyre në këtë grup.

Grupi F na rikthen te përplasjet gjigante. Real Madridi i Zidane do të sfidojë gjermanët e Dortmund, një përballje që vitet e fundit ka dhuruar gjithnjë spektakël. Sporting Lisbona dhe Legia Warsaw që drejtohet nga shqiptari Besnik Hasi bëjnë pjesë gjithashtu në këtë grup. Pjesëmarrja e Hasit në Champions League do e bëjë këtë kompeticion akoma më interesant për shqiptarët.

grupin G e gjithë vëmendja do të përqëndrohet në atë që ishte surpriza e fubollit anglez, Leicester. Duket se fati që ka qenë në anën e djemve të Ranierit pasi shorti nuk i ka vendosur asnjë kundërshtar të pakalueshëm. Porto, Club Brugge dhe København do sfidojnë kampionët e Premier League-s.

grupin H, që është edhe i fundit, ka një skuadër që qesh dhe ajo është Juventus. Torinezët pretendojnë se kanë ndërtuar një skuadër të denjë për të fituar Champions League, por sfidat e vërteta për ta pritet të fillojnë vetëm pas mbarimit të fazës në grupe. Sevilla, Lyon dhe Dinamo Zagreb janë kundërshtarët e Higuain dhe Dybala për këtë sezon. 

14141749_1316447035068422_2827759911780770038_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Daçiç përfshin Vokrrin në debatin e OKB-së: Sot është kryetar i FFK, por si lojtar i Beogradit shënonte kundër Vlorës
Cristiano Ronaldo rrëmben një tjetër trofe »
Article Logic
Execution time: 0.022150993347168
array(1) { ["section"]=> string(75) "hidhet-shorti-perballje-titanesh-ne-champions-league-qeshin-italianet-50862" }