Hidhet shorti, zbulohen ekipet që do ndeshet ‘’Partizani’’ dhe ‘’Shkëndija’’

Publikuar tek: sport, më 12:24 05-08-2016 Hidhet shorti, zbulohen ekipet që do ndeshet ‘’Partizani’’ dhe ‘’Shkëndija’’

U hodh mesditën e sotme në orën 13:00 në Nion të Zvicrës shorti i fazës play-off të Europa League. Ky short ishte i rëndësishëm për sportdashësit shqiptarë pasi në të merrnin pjesë Partizani dhe Shkëndija e Tetovës, të dy ekipe jofavorite në short të klasifikuara sipas koefiçientëve. Partizani u kualifikua në play-off të Europa League pas eleminimit në fazën e tretë kualifikuese të Champions League përballë Salzburg, ndërsa Shkëndija arriti në këtë fazë pas kualifikimit përballë Mllada Boleslav në turin e tretë kualifikues të Europa League.

Partizani do të ndeshet përballë Krasnodarit të Rusisë. Një përballje tepër e fortë për Partizanin që duhet të udhëtojë deri në Rusinë e largët për këtë përballje. Ndeshja e parë do të luhet në Rusi më 18 gusht ndërsa e kthimit më 25 gusht në Elbasan.

Shkëndija do të ndeshet përballë belgëve të Gentit. Një përballje e fortë për tetovarët pasi Gent sezonin e shkuar arriti deri në fazën e 16 më të mirave të Champions League. Ndeshja e parë do të luhet më datë 18 gusht në Belgjikë ndërsa takimi i kthimit më 25 gusht në Shkup.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Redi Jupi publikon listën për ndeshjen kundër Italisë, nuk grumbullohet Milot Rashica
Sonte në mesnatë nis zyrtarisht Olimpiada “Rio 2016”, të gjithë sytë te Luiza Gega »
Article Logic
Execution time: 0.0041618347167969
array(1) { ["section"]=> string(73) "hidhet-shorti-zbulohen-ekipet-qe-do-ndeshet-partizani-dhe-shkendija-48849" }