Hidrocentralet në Parkun Kombëtar, politikani publikon pamjet: Na e shkatërruan dhe Valbonën

Publikuar tek: aktualitet, më 19:11 14-11-2017 Hidrocentralet në Parkun Kombëtar, politikani publikon pamjet: Na e shkatërruan dhe Valbonën

Parku Kombëtar i Valbonës, në rrethin e Tropojës, është një pasuri e pazëvendësueshme që ka vendi jonë.

Pavrësisht se banorët e Luginës së Valbonës kundërshtojnë ndërtimin brenda Parkut Kombëtar, të tre hidrocentraleve, projekti është në zbatim e sipër. Lidhur me ndërtimine 3 hidrocentraleve ka reaguar politikani Gjergj Bojaxhi, ish-kreu i Sfida-s  i cili publikon pamjet nga hidrocentrali dhe krahas tyre shkruan “na e shkatërruan  dhe Valbonën”.

Postimi i Gjergj Bojaxhi:

NA E SHKATËRRUAN EDHE VALBONËN.

Për ata që mbase u gënjyen nga fjalët e bukura të kryeministrit Rama kur tha që "në Valbonë do ndërtojmë hidrocentrale me standartet e Europës veriore" fotot bashkangjitur, Tetor 2017, tregojnë mjaftueshëm se cfarë po ndodh në lumin dhe në Parkun Kombëtar të Valbonës. Sigurisht hidrocentralet do të shoqërohen edhe me shtylla të tensionit të lartë në një luginë ku vende vende gjerësia është më pak se 100 metra.

E gjitha kjo e shoqëruar me:

-Manipulim të dokumentacionit të "konsultimeve" me publikun;

- Presion deri në arrestim të banorëve që u organizuan per të kundërshtuar këtë projekt;

-Blerjen e heshtjes nga të tjerët duke i lejuar të ndërtojnë pa leje hotele e bujtina brënda parkut apo rrini urtë nqs doni të mbani ndërtimet e mëparshme pa leje që keni berë;

Kjo qeveri duket gjithmonë e më shume si një bandë shantazhuese sesa një qeveri e ligjit dhe e së drejtës.

dsfsdfsdfsdfsdf.jpg

sdfsfsdf.jpg

Ddgd_copy.jpg

23627134_10211348734696132_1382185265_o.jpg

Article Logic
Execution time: 0.019469976425171
array(1) { ["section"]=> string(96) "hidrocentralet-ne-parkun-kombetar-politikani-publikon-pamjet-na-e-shkaterruan-dhe-valbonen-99567" }