“Hienat Bankare”, libri artistik ju tregon prapaskenat e bankave në raport me klientët

Publikuar tek: kulture-art, më 08:38 29-10-2016 “Hienat Bankare”, libri artistik ju tregon prapaskenat e bankave në raport me klientët \"Hienat Bankare\", ne tregun shqiptar libri me i ri i drames ekonomike te krizes se 2008

A doni të dini se cila është marrëdhënia juaj me bankat? Çfarë janë kreditë e këqija dhe pse bankat ju mbajnë peng? A mund të marrë zgjidhje ndonjëherë historia kredimarrës-kredidhënës? 

Në tregin shqiptar publikohet “Hienat Bankare” një libër që ka ngjallur kureshtje në gjithë botën dhe ka depërtuar brenda sistemit bankar, sidomod pas krizës së tmerrshme të vitit 2008 që filloi në Amerikë dhe u përhap në gjithë botën, ku falimentimi I bankave ishte një fenomen I pashmangshëm, çka detyroi edhe Departamentin e Thesarit të SHBA të ndërhynte.

Shkrimtarja Flutura Açka bën një analizë të shkurtër të librit të autorit hollandez Loris Luyendijk, që e ka sjellë në mënyrë artistike gjithë atë që ka ndodhur me sistemin.

Postimi i Flutura Açka

Mjafton të jesh kureshtar. Që ta nisësh këtë libër, siç bëri Joris Luyendijk. Çfarë ndodh pas atyre qiellgërvishtëseve të xhamta, që thyejnë diellin ditën dhe i japin ndriçim qytetit netëve dhe ditëve të zymta? Atij qyteti ku lëviz jeta jonë, ku mbase kuptimi i atyre të hollave të mbetur në xhepat tanë, është jo vetëm një fjalë e harruar, por edhe anekdotik. Pasi takoi mbi 200 vetë në zemrën financiare të Londrës, të shumtët e të cilëve në anonimat të plotë, pasi përpunoi me miliona komente e sugjerime profesionistësh, antropologu, gazetari dhe shkrimtari holandez, Joris Luyendijk, mundi të ecë përtej kureshtjes së tij të pazakontë, të hapte ato dyer hermetike, për të sjellë një histori rrëqethëse mbi jetën brenda qiellgërvishtëseve, të rrëfejë se çfarë ndodhi me bankat gjatë dhe pas krizës financiare të vitit 2008, por edhe çfarë po ndodh ende sot. Ne, ‘të paditurit” e kësaj ane, jashtë atij gardhimi ‘privat’ që sjell rrotull ekonominë e botës, kemi një portë tani nga mund të hyjmë në zemër të asaj bote bankare, në teh të së cilës bota ka kaluar shpesh. Por, a e ka mësuar bota si të ruhet nga kërcënime të tjera? Përgjigjja e autorit është gati trishtuese, siç duket mision i pamundur kureshtja e tij e ditëve të para. I përkthyer tashnë në dhjetëra gjuhë të botës, dhe i cilësuar si libri më i shitur dhe më popullor i vitit 2015 në Holandë, “Hienat bankare”, edhe pse i një teme jo të zakonshme, rroku me një shpejtësi marramendëse vëmendjen e lexuesit të mbarë botës, dhe mbahet tashmë si një nga librat ikonë mbi temën e bujshme të financave dhe të botës bankare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Studenti shqiptar lë pa fjalë jurinë gjermane: Dëgjoni si elektrizoi skenën e “The Voice” (VIDEO)
Kunati i ministres së kulturës, drejtor i muzeut të Vlorës, por e ka lënë në rrënim…Denoncimi i gazetarit »
Article Logic
Execution time: 0.019691944122314
array(1) { ["section"]=> string(89) "hienat-bankare-libri-artistik-ju-tregon-prapaskenat-e-bankave-ne-raport-me-klientet-57752" }