HIGUAIN  kalon te MILANI, ja sa pritet të paguhet

Publikuar tek: sport, më 11:29 31-07-2018 HIGUAIN  kalon te MILANI, ja sa pritet të paguhet Nicolas Higuain

 Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain mund të kalojë sot tek Milani.

Vëllai dhe menaxheri i lojtarit Nicolas Higuain pati një takim me Drejtorin Teknik të Milanit ku duket se bisedimet kanë qenë te frytshme.

Drejtori i Milanit Eliot dha miratimin e tij ndërkohë që presin vetëm që lojtari dhe klubi të bien dakord.

Milani pritet t’i ofrojë argjentinasit një kontratë 4-vjeçare me të njëjtën pagë që merr te Juvja (7,5 milionë euro në sezon). Sulmuesi do të transferohet te Milani në formë huazimi për 18 milionë euro me të drejtë blerjeje në fund të këtij sezoni për 36 milionë euro shtesë.

Pasi kjo blerje të mbarojë Juventus dhe Milan pritet shkëmbimi ndërmjet Caldara-Bonucci.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 30 makina për të marrë Ronaldon në aeroport, portugezi nesër në stërvitje (FOTO)
»
Article Logic
Execution time: 0.12293601036072
array(1) { ["section"]=> string(54) "higuain-kalon-te-milani-ja-sa-pritet-te-paguhet-129707" }