Hije aleance e dyshimtë mes numëruesve e komisionerëve në Himarë

Publikuar tek: politike, më 23:38 21-06-2015 Hije aleance e dyshimtë mes numëruesve e komisionerëve në Himarë

Ndërkohë që procesi i numërimit ende s’ka nisur duket se në Himarë po lind një alencë e dyshimtë mes PBDNJ-së dhe PD-së për kandidatin Fredi Beleri kundër kandidatit të tij rival Gjergji Goro.

Vëzhguesit ndërkombëtarë ndodhen aty për të mbikqyrur situatën  ndërsa informacionet flasin për një tentativë “puç” kundër kandidatit të maxhorancës në prag të fillimit të numërimit të votave.

Më herët, përmes videove u pa edhe incidenti me kandidatin Belerin i cili pasi tentoi të hynte në qendrën e votimit i shoqëruar nga shtetas grekë dhe pasi u nxorr jashtë nga komisionerët, shkoi në polici dhe denoncoi humbjen e kartës së identitetit. Pas kësaj Beleri u kthye sërish në qendrën e votimit por nuk u lejua  të votonte nga komisionerët pasi nuk kishte letërnjoftimin me vete.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta: Me zgjedhjet e sotme kaluam pritshmëritë evropiane, tani numërimi të jetë i drejtë
Fituesi i parë në zgjedhje, Edmond Themelko i ASHE në Pustec »
Article Logic
Execution time: 0.021769046783447
array(1) { ["section"]=> string(70) "hije-aleance-e-dyshimte-mes-numeruesve-e-komisionereve-ne-himare-14280" }