Hije dyshimi për parkingun nëntokësor në sheshin"Skëndërbej"

Publikuar tek: ekonomi, më 18:24 09-08-2016 Hije dyshimi për parkingun nëntokësor në sheshin

Fondi i Zhvillimeve Rajonale ka investuar për Rikualifikimin Urban të Sheshit Skëndërbej. Vlera totale e këtij fondi shkon në 533,403,000.

Drejtoresha e Open Data Albania, Aranita Brahaj, vë në dukje faktin që në Specifikimet Teknike të tenderit për Rikualifikim Urban nuk parashikohet ndonjë parking nëntokësor. Po ashtu dhe se në web-in zyrtar të Qeverisë, Agjensisë Së Prokurimeve apo Bashkisë nuk gjendet ndonjë draft specifikimesh për parkingun nëntokësor te Sheshi Skëndërbej.

OpenProcurement Albania ka shpallur versionin zyrtar që me 6 korrik.

“113 faqe specifikime nuk kanë asnjë parashikim për parkingje nëntokësore.
Ku dolën “variantet e një nate vere” me parking nëntokësor, pse nuk u bënë pjesë e projektit që kaloi në qeveri kur u miratua si projekt për kualifikim urban nga Fondi Shqiptari Zhvillimit”-shkruan Aranita Brahaj.

Tenderi:

tenderi_per_parkimet_nentoksore.png

 

Ndërsa Rama pati njoftuar dje me anë të një statusi, që puna për ndërtimin e parkingut do të nis shumë shpejt, dhe do realizohet falë bashkëpunimit Qeveri-Bashki.

"Nis së shpejti ndërtimi i parkingut nëntokësor të sheshit Skënderbej. Falë bashkëpunimit të ngushtë Qeveri-Bashki, sheshi i degraduar prej disa vitesh në një kartodrom absurd do t’u rikthehet plotësisht qytetarëve, në formën e një hapësire publike pa makina e të rrethuar nga një kurorë e gjelbër, e cila do të jetë një shembull rrezatues i Rilindjes Urbane”-ka shkruar Rama.

Fotot e Projektit:

parking_4.jpgparking_5.jpgparking_1.jpgparking_2.jpgparking_3.jpg

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069990158081055
array(1) { ["section"]=> string(65) "hije-dyshimi-per-parkingun-nentokesor-ne-sheshin-skenderbej-49248" }