Hila i përgjigjet Ngjelës: Lëre të qetë ambasadorin Lu. Publikon listën e tij për të korruptuarit e Shqipërisë

Publikuar tek: politike, më 20:17 05-01-2016 Hila i përgjigjet Ngjelës: Lëre të qetë ambasadorin Lu. Publikon listën e tij për të korruptuarit e Shqipërisë

Analisti Dritan Hila me anë të një komenti në rrjetin social Facebook, i është përgjigjur Spartak Ngjelës, i cili kërkonte nga ambasadori i SHBA-së, Donald Lu, të publikonte listën me të korruptuar në Shqipëri.

 Në reagimin e tij, Hila i jep Ngjelës listën e tij me të korruptuar në Shqipëri, të cilët janë sipas ish-zv/ministrit të mbrojtjes, Edi Rama, Sali Berisha dhe Erion Veliaj.

Postimi i Dritan Hilës:

Avokat Ngjela i paska kerkuar Ambasadorit te SHBA qe te japi emra te korruptuarish, ne menyre qe shqiptaret te fillojne aksionin?! Nuk i ditke avokat?! Po ti jap une:

1- Edi Rama, me korrupsion te drejtperdrejte ose te treteve, nepermjet koncesioneve, po plaçkit ekonomine e Shqiperise per dhjete vitet qe vijne. Po plaçkit te ardhmen tone. Pas Rames, çdo qeveri qe do te vije ne pushtet per 10-15 vitet e ardhshme, do te mbledhe taksa te paguaje koncesionet qe dha Rama e Berisha, e ne i mbetshin para, te ndaje rroga e pensione. Duhet te jesh o shejtan o budalla, te mendosh qe Rama nuk perfiton nga keto afera. Pasi katranosi per tre vjet ekonomine pa asnje stategji, ju kerkon shqiptareve durim te shoqeruar me perqafimin e tij ne kapercyellin e 2015-es.

2- Sali Berisha, nepermjet te njejtes forme ka plaçkitur te ardhmen tone dhe parate e xhepit ne tete vitet qe shkuan. Tashme ai dhe familja e tij mund te jetojne si rentiere, nje forme "sui generis" e feudalizmit modern shqiptar. Do mbahet mend per thenien e tij si i dyti ne Evrope pas Gjermanise.

3- "New entry", Erjon Veliaj, me koncesionin e parkingjeve, vendosi rekordin qe per nje investim i cili shlyhet brenda maksimumi dy vjeteve, ta jape ne perdorim per 30 vjet. Kaloi edhe Anastas Angjelin vaktit, me privatizimin e AMC dhe Vodafonit. Nuk do mbahet mend per asnje thenie, por do kujtohet si ekzemplar i kapjes se shtypit, qe çdo budallallek te tij si psh nderrimi i poçave te rruges, e lajmeron si shpikja e llampes.

Kaq per sot avokat. Ke peng te tjere emra? Ke sa te duash. Por si njohes i te shkuares komuniste, duhet ta dish se perballe ketyre dinosaureve, te merresh qe ne fillim me keta te tjeret, eshte njesoj si te akuzosh Llambi Gegpriftin si fajtor te vendosjes se komunizmit ne Shqiperi dhe pasojave te tij.

Ndaj lere te qete Donald Lu. Edhe kaq, ka bere shume.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi dhe Linda Rama shijojnë pushimet në Majemi, ndjekin ndeshjen e basketbollit të NBA (Foto-Video)
Meta për raportin me Ramën: Është i qëndrueshëm dhe parimor »
Article Logic
Execution time: 0.020880937576294
array(1) { ["section"]=> string(114) "hila-i-pergjigjet-ngjeles-lere-te-qete-ambasadorin-lu-publikon-listen-e-tij-per-te-korruptuarit-e-shqiperise-29227" }