Hila sërish i pakënaqur me PS, kësaj here kundër emërimit të biznesmenit në këshillin bashkiak

Publikuar tek: politike, më 15:43 05-05-2015 Hila sërish i pakënaqur me PS, kësaj here kundër emërimit të biznesmenit në këshillin bashkiak

Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Dritan Hila vazhdon të kontestojë disa prej vendimeve të mara nga PS-ja dhe qeveria. Rasti i fundit që ka shqetësuar Hilën, është vendosja e biznesmenit Luan Bregasi në listën e anëtarëve të PS-së për këshillin bashkiak të Tiranës.

Hila shprehet se Bregasi nuk mund të jetë gardian i ruajtjes së territorit, pasi pallatet e ndërtuara prej tij në zonën e Komunës së Parisit, e kanë dëmtuar atë lagje dhe rrugën e saj.

Luan Bregasi është në listën e anëtarëve për këshillin bashkiak nën siglën e PS. E mbaj mend që ka qenë kryetar i Dhomës së Tregëtisë, e më vonë krijoi një biçim shoqate a partie që quhet "Biznes Albania". Por kjo nuk mjafton që ta mbaj mend. Më është fiksuar se ka ngritur dy pallate pa leje të rruga Komuna e Parisit. I ka ngulur në mes të rrugës, duke e ngushtuar më keq atë. Tani, ky tipi, do më perfaqësojë mua në bashki! Ky tipi qenka socialist si unë! Dmth ky tipi do jetë gardian që mos prishet territori! Ma prishen 5 Majin”, shkruan Hila në facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Halim Kosova në Ndroq: S’bëj dallime politike te banorët
5 maji bashkon Çipën dhe Kokën në Sarandë »
Article Logic
Execution time: 0.01516318321228
array(1) { ["section"]=> string(99) "hila-serish-i-pakenaqur-me-ps-kesaj-here-kunder-emerimit-te-biznesmenit-ne-keshillin-bashkiak-10427" }