Hillary Clininton i rikthehet fushatës: Kisha kollë që rezultoi të ishte pneumoni

Publikuar tek: bota, më 22:08 15-09-2016 Hillary Clininton i rikthehet fushatës: Kisha kollë që rezultoi të ishte pneumoni

Kandidatja për Presidente e Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton është rikthyer në fushatë duke mbajtur një fjalim në Greensboro të Karolinës së Veriut.

Clinton u shkëput për disa ditë nga fushata pas problemeve shëndetësore prej datës 11 shtator.

“Kisha kollë që rezultoi të ishte pneumoni. U përpoqa ta kaloja por edhe unë duhet ta pranoj që disa ditë pushim mund të më bëjnë mirë”, tha Hillary Clinton.

Raportet e fundit mjekësore të publikuara nga stafi i Clinton tregojnë se ajo është një 68-vjeçare e shëndetshme, me nivel të ulët kolesteroli dhe alergji sezonale. Raporti gjithashtu bën me dije se Hillary Clinton merr barna për hollimin e gjakut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031905174255371
array(1) { ["section"]=> string(86) "hillary-clininton-i-rikthehet-fushates-kisha-kolle-qe-rezultoi-te-ishte-pneumoni-53051" }