Hillary Clinton do kërkojë rinumërim votash dhe hetim për manipulim të zgjedhjeve

Publikuar tek: bota, më 19:54 23-11-2016 Hillary Clinton do kërkojë rinumërim votash dhe hetim për manipulim të zgjedhjeve

Edhe pse kaloi në avantazh me më shumë se 2 milion vota popullore ndaj Donald Trump, Hillary Clinton nuk arriti të fitonte garën për President të SHBA-ve.

Por mesa duket Clinton nuk ka ndërmend të ndalet këtu. Pas protestave massive në të gjithë vendin, persona afër ish-sekretares së shtetit po e nxitin atë që të kërkojë rinumërim të votave në disa shtete kyçe pas dyshimeve se disa sondazhe mund të jenë manipuluar, raporton newsbomb.al.

Analistë, ekspertë politikë dhe juristë janë bërë së bashku për të kërkuar rinumërim në Wisconsin, Pennsylvania dhe Michigan, si dhe të nisin një hetim për “faktorët e errët në lojë”.

Sipas New York Post, një grup ekspertësh të teknologjisë dhe juristë kanë kontaktuar me Clinton pas shqetësimeve se zgjedhjet mund të jenë manipuluar apo hakuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03610897064209
array(1) { ["section"]=> string(87) "hillary-clinton-do-kerkoje-rinumerim-votash-dhe-hetim-per-manipulim-te-zgjedhjeve-60474" }