“Hillary Clinton dorëhiqet nga gara”, shokohen amerikanët: Zoti na ndihmoftë (Video)

Publikuar tek: bota, më 16:49 06-10-2016

Komediani Tyler Fischer ka dalë në rrugët e Nju Jorkut duke pretenduar se ishte reporter i BBC America për të dhënë “lajmin” se kandidatja demokrate Hillary Clinton ishte tërhequr nga gara për presidente të SHBA-së.

Njerëzit në rrugë shfaqeshin të shokuar teksa dëgjonin Fischer që jepte lajmin e papritur dhe shumë prej tyre nuk arrinin ta besonin.

“Zot na ndihmoftë”, thotë një grua, ndërsa një i ri pyetjes nëse do emigronte drejt Kanadasë pas zgjedhjes së Donald Trump si president i është përgjigjur duke ironizuar: “Nuk besoj sepse Kanadaja do të ndërtojë një mur për të mbajtur jashtë çdo amerikan”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033561944961548
array(1) { ["section"]=> string(84) "hillary-clinton-dorehiqet-nga-gara-shokohen-amerikanet-zoti-na-ndihmofte-video-55287" }