Hillary Clinton premton se do nxjerr sekretet e “Zonës 51”

Publikuar tek: bota, më 17:20 28-03-2016 Hillary Clinton premton se do nxjerr sekretet e “Zonës 51”

Kandidatja për Demokratët në garën për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton, ka premtuar se do të bëjë publike dokumentet e një nga zonave më misterioze në botë, atë të “Zonës 51”, duke ekspozuar sa më shumë të jetë e mundur, se çfarë po ndodh aty.

Gjatë një interviste te “Jimmy Kimmel - Talk Show”, ajo tha se nëse zgjidhet Presidente do të ekzaminojë çdo dosje sekrete në bazën ushtarake amerikane, që nuk paraqesin rrezik për sigurinë.

Kimmel tha se kishte folur me bashkëshortin e Hillaryt, Bill Klinton, rreth dosjeve sekrete por ai i kishte thënë se nuk kishte mundur të gjejë asgjë interesante. Ndërsa Hillary Clinton u shpreh se do të ekspozojë sa më shumë dosje sekrete të jetë e mundshme. “E nëse nuk ka gjë aty, le ta dijnë të gjithë që aty s’ka ndonjë gjë”, tha ajo.

Area 51 është një nga bazat ushtarake më sekrete në botë. Mungesa e informacionit për atë se çfarë ndodh në bazën mes shkretëtirës së Nevadës, ka ngjallur teori nga më të ndryshmet.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.19277596473694
array(1) { ["section"]=> string(62) "hillary-clinton-premton-se-do-nxjerr-sekretet-e-zones-51-36230" }