Hillary Clinton zgjedh kryediplomatin e ri të SHBA, emër i njohur për shqiptarët

Publikuar tek: bota, më 22:57 28-10-2016 Hillary Clinton zgjedh kryediplomatin e ri të SHBA, emër i njohur për shqiptarët

Hillary Clinton beson se ka të sigurtë fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe për këtë arsye është duke menduar për kabinetin e ri të qeverisë së SHBA.

Gazeta “Politico” shkruan se Clinton ka përzgjedhur Joe Biden si Sekretar të Shtetit, nëse arrin të mposht Donald Trump më 8 nëntor. Biden mban aktualisht postin e zëvendës presidentit të SHBA-së dhe për kandidaten demokrate ai është personi që mund të kryejë më së miri detyrën e kryediplomatit.

Biden ka qenë për 36 vite senator dhe ka drejtuar Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. Ai është një nga kundërshtarët më të mëdhenj të politikave të Vladimir Putin dhe ka shprehur disa herë mbështetjen për vendet e Europës lindore.

Joe Biden është gjithashtu një figurë e njohur për shqiptarët pasi ka mbështetur fuqishëm bombardimet mbi Jugosllavinë për çlirimin e Kosovës dhe e ka vizituar shtetin më të ri të Europës dy herë brenda mandatit si zv/president.

Në fillim të këtij viti u njoftua për një vizitë tij në Tiranë, por nuk dihet përse ajo nuk u realizua.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034227848052979
array(1) { ["section"]=> string(85) "hillary-clinton-zgjedh-kryediplomatin-e-ri-te-shba-emer-i-njohur-per-shqiptaret-57724" }