Himarën e fiton Goro, takohet me Belerin dhe Bollanon (Video)

Publikuar tek: politike, më 11:44 22-06-2015

Jorgo Goro kandidati i ASHE për bashkinë e Himarës ka fituar bindshëm ndaj kandidatëve të tjerë në garë pas numërimit të 38 kutive. Në një video pas konfirmimit të rezultatit Goro ka deklaruar :“Rezultati është shprehje e dëshirës së popullit të Himarës. Përkrahu iniciativën e qeverisë për të bërë reformën territorial. Përkrahu dhe mbështeti fuqimisht projektet tona të zhvillimit dhe ja ku jemi sot këtu."

Ndërsa për konkurrentin Beleri Goro tha se, “Jemi miq, jemi shok jemi takuar përsëri. Mendimet janë të kundërta, duhet të punojmë bashkë.Ata në opozitë, ne në pozitë, të bëjmë Himarën e re”.

Ai shtoi më tej se, “Gjithë kohës do bëhen akoma më të qetë zgjedhjet në Himarë sepse edhe vendi demokratizohet, edhe Shqipëria shkon drejt Evropës. Dhe zgjedhjet thjesht janë mendime të ndryshme por vota është ajo që vendos se kush do e drejtojë bashkinë’’

Himare

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fiqiri Ismaili fiton në Vorë: Prisnim rezultat më të lartë
Mziu kryeson garën në Kamëz me 600 vota para Gjicit »
Article Logic
Execution time: 0.047873020172119
array(1) { ["section"]=> string(64) "himaren-e-fiton-goro-takohet-me-belerin-dhe-bollanon-video-14318" }